• |
ide | kryesore

“Boomerang”-u për Salvinin, Di Maio: Nuk është më i besueshëm për ne

Planet



Dukes se koalicioni qeverisës në Itali mes Lëvizjes anti-sistem “5 Yjet” dhe partisë djathtiste “Lega”, kaq e pat, pas bashkëndarjes së ekzekutivit për një periudhë afro 1 vit e gjysmë nga zgjedhjet e funditë parlamentare të marsit të 2018-s.

Drejtues të lartë të “5 yjeve”  zhvilluan ditën e djeshme një takim për të diskutuar mbi qëndrimin e tyre, lidhur me vijimësinë e partneritetit me ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, njëherësh zv.kryeministër. “Të gjithë të pranishmit, ranë dakord, në përcaktimin e Salvinit si një interlokutor jo më të besueshëm”, shkruhet në një deklaratë të partisë populistë të kahut të majtë.

Më 8 gusht, në një përpjekje për të përfituar nga popullariteti i tij në rritje, Salvini njoftoi se aleanca e tij me “5 yjet” nuk ishte më funksionale dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me qëllim që të mund të qeveriste i vetëm.

Sidoqoftë, debati mbi mocionin e mosbesimit i paraqitur nga “Lega”, u refuzua nga “5 yjet” dhe Partia Demokratike, forca politike që janë të hapura tashmë të diskutojnë për krijimin e një koalicioni mes tyre, duke përjashtur Salvinin nga qeverisja.

Në këto rrethanë, Salvini ka zbutur qëndrimin e tij dhe ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të vazhdojë të qeverisë me “5 yjet” në sajë të një formatimi të kabinetit, ndonëse është refuzuar nga ish-aleatët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *