• |
ide | kryesore

Brexit, dalin dokumentet sekrete: Largimi nga BE pa marrëveshje çon vendin në kolaps

Planet



Disa dokumentet sekrete të qeverisë britanike që u publikuan nga e përditshmja “The Sunday Times”,  paralajmërojnë paralizim në të gjithë sektorët e vendit, në rast se Britania largohet më 31 tetor nga Bashkimi Evropian pa arritjen e një marrëveshje.

Projeksionet parashikojnë fillimisht një ndërprerje prej 6 muajsh të furnizimeve me ilaçe, me ushqime dhe me karburant. “The Sunday Times” shkruan se dosja e siguruar nga një ish-ministër i paidentifikuar “ofron një vështrim të rrallë mbi një plan sekret të qeverisë për të shmangur një kolaps katastrofik në infrastrukturën e vendit”.

Sipas një burimi qeveritar, dokumentet ku detajohet ndikimi negativ në rastin e aplikimit të skenarit të një “hard Brexit”, janë nxjerrë për të ndikuar negociatat e Konservatorëve me Brukselin.

Megjithatë, skenarët e zymtë që përshkruhen në dokumentet që kanë rrjedhur prej qeverisë, janë hedhur poshtë prej kohësh nga akademikët dhe ekonomistët, që i kanë konsideruar si përhapëse të panikut nga përkrahësit e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është shprehur i vendosur se vendi do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, qoftë edhe pa një marrëveshje, duke përjashtuar rinegocimin me Unionin të “paketës May”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *