• |
ide | kryesore

Burg dhe arrest shtëpie në procesin e puntorëve të vdekur

Arkiva, Të fundit



Gjykata e Tiranës la në burg një nga arrestuarit për tragjedinë e dy ditëve më parë ku mbetën të vdekur dy punonjës Orjan Kodra, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimi, 31 vjeç gjatë çmontimit të një skele.pas hekurave mbeti Ilir Bendo, drejtues teknik ne skelen ‘Syla’, ndersa Xhimi Tarushit, administrator i kompanisë “Xhimi” shpetoi me arrest ne shtepi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 gusht, kur të rinjtë që ndodheshin mbi skelat e firmës “Skela Syla”, ranë nga lartësia e katit të gjashtë, pas shembjes së saj nga mungesa e sigurisë.

Orjan Kodra, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimi, 31 vjeç, humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën punëtorët Gentian Bardhi, 44 vjeç, Euglidios Lika, 34 vjeç, dhe Altin Marku, 40 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Policia e Tiranës arrestoi një ditë pas ngjarjes dy drejtues teknikë, atë të kompanisë që kryente termoizolimin e pallatit ku ndodhi incidenti dhe atë të shoqërisë së skelave, si dhe ka shpallur në kërkim edhe administratorin e firmës “Skela Syla”, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *