• |
ide | kryesore

Çmimi Puskas: Quagliarella lë jashtë CR7 e sfidon Messi e Ibrahimovic për golin më të bukur

F1, Sport, Video



Ka një surprizë mes 10 kandidatëve për Çmimin Puskas, që i rezervohet golit më të bukur të sezonit e ai është Fabio Quagliarella. Sulmuesi i Sampdoria e fitoi nominimin e Fifa-s falë golit me finte të realizuar në Marassi kundër Napoli. Veterani italian duhet të përballet me lojtarë të kalibrit të Messi e Ibrahimovic, autorë të dy perlave, të zakonshme për ta. E cuditshme është përjashtimi befasues i Cristiano Ronaldo, i dyti në klasifikimin e UEFA për golin më të bukur të sezonit që u mbyll. Fituesi do të dekretohet përmes një sondazhi online në faqen zyrtare të FIFA, brenda 1 shtatorit 2019. Ceremonia e dorëzimit të cmimit do të bëhet në 23 shtator, gjatë mbrëmjes gala për FIFA Aëard, në program për tu zhvilluar në teatrin ‘la Scala’ të Milanos..

LISTA E KANDIDATWVE
Matheus Cunha (BRA) – Bayer Leverkusen v RB Leipzig [Bundesliga] (6 prill 2019)
Zlatan Ibrahimovic (SWE) – Toronto FC v LA Galaxy [MLS] (15 shtator 2018);
Lionel Messi (ARG) – Real Betis v FC Barcelona [La Liga] (17 mars 2019);
Ajara Nchout (CMR) – Cameroon v New Zealand [FIFA Women’s World Cup] (20 qershor 2019);
Fabio Quagliarella (ITA) – Sampdoria v Napoli [Serie A] (2 shtator 2018);
Juan Fernando Quintero (COL) – River Plate v Racing Club [Argentinian Superliga] (10 shkurt 2019);
Amy Rodriguez (USA) – Utah Royals v Sky Blue FC [NWSL] (16 qershor 2019);
Billie Simpson (NIR) – Sion Swifts Ladies FC v Cliftonville Ladies FC [Women’s NIFL Premiership] (9 gusht 2018);
Andros Townsend (ENG) – Manchester City v Crystal Palace [Premier League] (22 dhjetor 2018);
Dániel Zsóri (ROU) – Debrecen FC v Ferencváros TC [Nemzeti Bajnoskag I] (16 shkurt 2019).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *