• |
ide | kryesore

Ç’ka mbetur tek rilindja nga partizanët?

2, Ide



Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve dhe veteranëve po gëlon një debat lidhur me reshtimin e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. Shkak për këtë polemikë, të nxjerrë në plan të parë nga gazeta “Dita”, është bërë një konferencë që Akademia jonë e Shkencave po organizon për vjeshën e ardhshme, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të vendit.

Dhe kaq është dashur që hendeku i qartë mes atyre që janë për revizionimin e luftës dhe atyre që mbrojnë pacënueshmërinë e saj, të rishfaqet me forcën e tij të përhershme.

Të parët, kanë arritur të fusin në programin e konferencës terma të tilla si “antifashizmi pa armë”, “antifashizmi pa uniformë”, duke tentuar që të rishihet rroli i asaj pjese të madhe të bashkëkombasve tanë që kanë qëndruar neutralë gjatë pushtimit. Sipas tyre një segment i qënësishëm i popullsisë e ka parë me indferencë okupimin Italian dhe më pas gjerman dhe kanë vazhduar jetën e tyre në indiferencë të plotë.

Por, kjo u ka ngritur qimet përpjetë të dytëve, që shohin këtu një konspiracion për ringjalljen e teorive të vjetra që mëtojnë rishikimin e rrolit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Ata kanë thëritur edhe njëherë komplot, duke pretenduar se këto ide dhe nisma fshehin prapavijën e rehabilitimit të kolaboracionistëve, Ballit, Legalitetit dhe gjithëkujt që flirtoi apo bashkëpunoi me fashistët dhe nazistët.

Lexo më tej:

Pro dhe kundër/ Gjithça duhet të dini pë debatin e fundit për luftën

Po t’a shikosh në sipërfaqe, ky grupim i dytë që po përpiqet të ngrejë zërin për “skandalin”, duket tepër sektar dhe i indoktrinuar. Ata gati gati nuk pranojnë se ka pasur qytetarë të pa anshëm dhe të paangzhuar gjatë luftës. Ata përdorin koncepte me të cilat jemi mësuar që në kohë të monizmit, si “lufta më gjithë përfshirëse që kanë zhvilluar shqiptarët”, “beteja që e ndau shoqërinë në dy palë” etj.

Pra, po të shohësh argumentat e tyre më të sakajshme, duket sikur fasha gri e shoqërisë nuk ka ekzistuar, sikur gjithçka ka qenë bardh e zi, sikur vendi ishte ndarë sipas skemës me të cilën na kanë edukuar filmat e socrealizmit: në “të mirë” apo “të këqinj”.

Në fakt, ky lloj këndvështrimi që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar ka qenë dominant edhe në shtete që i kanë dhënë betejës kundër nazi-fashizmit shumë më tepër sesa ne, ka ardhur duke u rishikuar edhe nga studiuesit perendimorë. Në mes tyre ka gjithnjë e më shumë zëra që ia kanë kushtuar hulumtimet e tyre pikërisht pjesës gri, asaj zone neutrale, të gjendur mes armiqve, që thjeshtë ka parë punën e saj.

Natyrisht që studimi i saj do të ishte jo vetëm i domosdoshëm, por mbi të gjitha i mirëpritur edhe tek ne. Ai nuk mund të luftohet me mendësinë, se në atë betejë të madhe botërore askush s’mund të qe asnjëanës, apo se të tillë ishin vetëm bashkëpuntorët e kamufluar të pushtuesit.

Pas shtatë dekadash me lëvdata dhe superlativa për heronjtë, Shqipëria ka të nevojshme të shkruajë edhe historinë e njerzve të saj të zakonshëm, të vegjël, të padukshëm. Ajo i duhet të tashmes dhe të ardhmes jo vetëm si kuriozitet, por ndofta edhe për të kuptuar se sa lehtë ne kalojmë nga një regjim autoritar tek një tjetër, apo se sa pak na majfton që të përshtatemi me ata që na rrinë në krye.

Në këtë kuptim, të gjithë ata që kanë synim të thellohen në këtë drejtim, përpara se të anatemohen duhen inkurajuar.

Por thënë këtë, sërish e drejta duket se qëndron tek të tjerët që kanë shkundur kambanat e alarmit. Tek ata që i frikësohen zyrtarizimit të kësaj nisme dhe paraqitjes së saj, jo si alternativë studimi, por si tezë mbizotëruese.

Dhe ky shqetësim mbështetet në dy shtylla kryesore. Së pari se ky rishikim po bëhet në kuardrin e ceremonive qeveritare për përkujtimin e 75 vjetorit të çlirimit, gjë që lë një shije të keqe. Askund, në asnjë vend që u rendit në anën e fituesve gjatë konfliktit të dytë botëror, nuk u zhvishet roli i protagonistit, atij grupimi që mori pushkën në dorë kundër Musolinit apo Hitlerit. Nga Moska në Bruksel, në 9 maj, janë ata që përkujtohen. Ashtu si çdo vit në brigjet e Normanidisë përulen përpara sakrificës të njëzetvjeçarëve që zbarkuan për të çliruar Francën. Nga Vishia deri në Paris, francezët mund të shkruajnë libra dhe të bëjë dokumentarë për gjatë gjithë vitit, për gratë e tyre që shkuan në shtrat me gjermanët, për burrat që bënë para në tregun e zi të pushtimit, por kur vjen puna për datat e shënuara, ato i takojnë fitimtarëve. Prandaj dhe nisma për të shtjelluar një histori alternative në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nuk duket krejtësisht naive.

Andi Bushati: Arkivoli i Mithat Frasherit, aty ku Rama varrosi te majten

Reziku i dytë vjen nga fakti se ajo po bëhet në këtë periudhë kur në pushtet është një qeverisje që tentoi të reabilitojë kreun e një organizate kolaboracioniste si Balli Kombëtar dhe një kryeministri që në rini të vet e ka quajtur luftën partizane si një konflikt civil.

Pra, nisur nga premisa se rilindasit e sotëm, e kanë tradhëtuar tashigiminë që duhej të ruante e majta, atë të partizanëve të djeshëm dhe duke i shtuar kësaj, traditën e shëmtuar të studiuesve dhe historianëve tanë për ti’u shërbyer tezave që do dhe promovon pushteti, ajo që rrezikon të ndodhë në përvjetorin e 75 të çlirimit mund të jetë vërtet e rrezikshme. Dhe këtu ata që e shohin këtë si një tentativë për rehabilitimin e kolaboracionistëve nuk duhen shpërfillur. Në kohën e rilindjes e kemi humbur luksin për të qenë indiferentë.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Gjate luftes se dyte Rusia humbi 26 milion njerez…e me rradhe Shqiperia etj.Tek ne jemi fitimtare por pa partizane dhe heronj,Ne kemi luftuar me salcice,fe dhe raki dhe prandaj fituam.Nuk ngeli karrocier i ballit apo i fashizmit pa u dekoruar nga Nishani ,ndersa bustet e heronjve u shkaterruan plotesisht.Vojo Kushi duhej ti merrte leje Sali Berishes qe te hidhej mbi tank apo jo?
    Rama eshte nje koloboracionist i pafe dhe pa taban,te pakten Nishani dihej qe ishte idiot i lindur dhe mbante me vehte ne cante medalje te gateshme dhe vulen dhe i perdorte per ke i deshte bytha.Rama eshte edepzes se hiqet si majte por shikon djathtas.
    Respektin heronjve ja jep vepra dhe jo lapsi apo Shkullaku i pularive.

    1. nga e gjete 26 milion njerez???

      Jane vrare shume me te vertete, por humbjet nga lufta , pra te rene ne lufte ose te vrare nga gjermanet eshte shume shume me pak.

      apo te flasim me 28 mije deshmoret e shqiperise??? qe perfunduan 2 mije me te shtyra !

      Respekt atyre qe derdhen gjak per lirine e shqiperise dhe turp atyre qe u bene vegla te partise komuniste me hir apo me pahir

      historia shruhet nga fitimtaret por nuk abuzohet ne menyre eksponenciale me ngjarjet.

      shohim ende filma me partizane , teori boshe, propagande e paster. 2 partizane vrasin 200 gjermane -D 😀

      Respekt te reneve dhe neveri per komunistet !!!

      Komunizmi eshte veper e Djallit, ideologjia me asjgesuese e rraces njerezore! Krimet e komunizmit jane me te tmerrshmet ne bote.

      Per aktualitetin, e akademise se shkencave , me keqardhje mund te konstatojme se akademia ka qene historikisht e politizuar, nga a an shkencore ka qene shume e dobet dhe e varfer, dhe ne kete moment ka marre fund .
      Nje big Up per Edi Ramen. KryeKrimineli i Shqiperise.

  2. Bushati ,po gjyshi dhe gjyshja ( enga nena)per ke luftuan,per Ramen apo per Bashen…keta Jane spurdhjake dhe qelbesira.

  3. Rama dhe akademia kane respektuar daten 29 Nentor si date te clirimit te atdheut nga bishat nazifashiste prej luftetareve nacionalclirimtare (partizanet) . Me metoda te lodhura propagande ,shqupi arriti te marre 1600 vota komunistesh ne 2011 .Ndersa tani , or daku me keto diversione me te lodhura se te 2011 .veshtire se arrin 160 .

  4. Po komunisti i oreve te para,ish sekretari i partise Sali Rame Berisha çfare mendimi ka per kete çeshtje???

  5. Edhe kjo tendencë për ti ndarë shqiptarët e kohës së Luftës së dytë botërore, në “çlirimtarë” e asnjanës”, më duket një variant i ndarjes bardh e zi.
    Në çdo vend, efektet e kësaj lufte duhen parë mbi specifikat e historisë.
    Sa i takon shqiptarëve, ne kemi pasur fatin e keq të jemi pothuajse gjatë gjithë historisë sonë, një vend i pushtuar nga perandoritë e fuqishme të kohrave (pushtimi njëmijë vjeçar romak e ai 500 vjeçar otoman), e në vazhdimësi deri më sot akoma, nga pushtuesit fqinjë të teritoreve shqiptare.
    Nisur nga ky realitet mijra vjeçar i historisë së popullit tonë, nuk ka sepse të ndajmë vetëm pushtimin dy vjeçar fashist italian apo ate nazist gjerman të Luftës së dytë botërore, si kulmin e Luftës për liri e luftën e partizanëve komunistë, kolaboracionistë me pushtuesit sllave, si periudhën më të ndritëshme të historisë së kombit tonë.
    A mund të krahasohet pushtimi shekullor i slllavëve të teritoreve shqiptare me pushtimin dy vjeçar në nazi-fashistëve ?
    Lufta e dytë botërore ishte një luftë frontale ndërkombëtare ndërmjet koalicionit nazi-fashist e koalicionit të madh anglo-amerikano-rus, ku padyshim një rol të rëndësishëm luajtën edhe formacionet partizane të gjithë popujve të pushtuar.
    Kjo Luftë nuk zgjati më shumës se 5 vite e padyshim që meritën e fitores së kësaj lufte, është naive që tja adresojmë partisë komuniste shqiptare të krijuar nga partia komuniste jugosllave..
    Në përfundim të kësaj Lufte, Europa u nda në dy pjesë armiqësore, në ate perëndimore demokratike, dhe në perandorinë e re sllavo-komuniste të lindjes, pjesë e së ciës u bë edhe Shqipëria.
    Nëse si fitore të një lufte quajmë fitoren e lirive të një kombi, pyetja që duhet shtruar për Shqipërinë pas kësaj lufte , është se çfarë lirishë fitoi populli shqiptar .
    Gjysma e këtij populli vazhdoi të jetë e pushtuar nga pushtuesit shekullore fqinjë e gjysma tjetër, jo vetëm doli kundër koalicionit të madh demokratik perëndimor të Luftës së dytë botërore, duke u izoluar më tej edhe nga perandoria sllavo-komuniste e më keq akoma duke kaluar në një sistem të egër diktatorial të modelit stalinist, që mohonte çdo liri e të drejtë njerëzore.
    Është fryrë shumë për hir të propogandës enveriste, numuri i dëshmorëve , luftëtarë për liri të luftës partizane, duke injoruar faktin se po aq viktima, në mos më shumë solli në popullin shqiptar edhe në kohe “paqeje” sistemi diktatorial komunist.
    Vazhdon akoma të heshtet edhe sot, për masakrën genocidale të Tivarit, që mbrenda disa ditëve shkaktoi vrasjen nga brigadat partizane sllave, me mbështetje të komunistëve shqiptarë, të disa mijrave djemve të rij shqiptarë të Kosovës, duke i konsideruar ato si “pro nazistë”. Injorohet fakti se gjysma e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, kishin mbi një shekull që luftonin për lirinë e tyre nga pushtuesit sllavo-grekë.
    Pra injorohet një histori shekullore e luftës për liri të gjysmës së shqiptarëve të robëruar nga fqinjët, e glorifikohet me pa të drejtë Lufta Nacional Çlirimtare 3-4 vjeçare që solli një robëri tjetër diktatoriale.
    Akoma edhe pas 28 vitesh të përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, vazhdohet të abuzohet me ideollogjitë, duke cilësuar si kolaboracionistë apo “asnjanës” ndaj pushtuesve, antikomunistët, e “çlirimtarë” kopmunistët që kolaboruan me serbët pushtues shekullorë.

  6. Dmth thelbi eshte qe sa te kalojne dhe nja 15 vjet qe te vyshket mire fara komuniste, se per t’u zhdukur nuk zhduket dot me niperit e mbesat e Byrose neper qeveri dhe ente drejtuese

  7. SAIMIR LOLJA eshte autori i nje punimi sshkencormbi komunizmin dhe L2B.
    Libri titullohet “Nation-free Recipes” dhe eshte botuar dhe ne shqip “Receta pa Komb”, 2018 shtepia botuese HELGA
    Do t’ju pelqeje….

  8. @@@@Akademia e seksit
    Jane vrare 26.6 million ruse ku 8.3 million ishin ushtarake sipas Wikipedias.
    Analiza note eshte tip plazhi dhe krem karamel.,tip salciceje dhe livando,e ke nga seksi.

    1. OK wikipedia eshte me mire se Facebook.

      Lufta partizane ishte aq amatore dhe aq e pademshme sa edhe rezultatet e saj te paperfisllshme ne LIIB. Por , sherbeu qe te fitohej lufta civile. Rama me psiqiken e tij nuk e ka gabim. Lufta e vertete ishte lufta civile. Lufta partizane solli ne pushtet Enver Hoxhen. Krimet e pushtuesve, jane te paperfillshme me krimet monstruoze te Komunizmit dhe me mijra e mijra jeteve te shkaterruara ne Komunizem, dhe mijra jeteve te jetuara nen frike dhe diktature.

      Nderime atyre qe derdhen gjak per shqiperine , Neveri dhe peshtirosje per partine komuniste dhe ata rrota k…i qe besojne akoma dokrrat e akademise se Skenderit

      Mbase eshte efekti i Skender Gjinushit , eshte tip seksi ….aaaaaaa goca fantozit

  9. Nje mik imi, me ka treguar se gjysherit e tij merreshin me tregti dhe kishin nje shtepi ne Miliano. Kur aleatet zbarkuan ne Anzio, u be e dtyrueshme qe te mbyllnin perdet e te qarkullonin me makina me drita te fikura gjate nates nga bombardimet e aleateve. Duke “ndjere” rrezikun, u kthyen ne Shqiperi ku situata sipas tyre nuk paraqiste asnje rrezik dhe nuk kishte lufte. Ne vitin 1946, e gjithe pasuria iu konfiskua, te gjithe meshkujt e familjes u burgosen dhe njeri i pushkatua. Nisur nga kjo ngjarje reale, a mund ta shpjegoje ndokush se kur u be lufta e vertete ne Shqiperi? Kur u vrane me shume njerez? Kur u derguan me shume njerez ne kampet e vdekjes? Sa per qeverine aktuale, la shume ngjashmeri me ate te vitit 1946. Edhe ne ate kohe u fituan zgjedhjet me vjedhje e kercenime masive, u vune ne poste kyce njerez injorante dhe kriminele, pasurite kombetare shkuan ne duart e nje grupi shume te vogel njerezish, burgjet u mbushen plot me te pafajshem dhe ne krye te shtetit ishte nje njeri i pashkolle dhe pervers dhe per me teper, qe kishte kaluar disa vite ne France. I pari kishte idhull Stalinin, ky i dyti ka idhull Sorosin…

  10. @@@@Akademia e seksit
    Eshte e vertete qe LNCL ishte e vogel ne krahasim me aleatet e medhenj por ne ishim dhe populli me i vogel,rreth 800.000 njerez kishte ne 1940(rregjistrimi italian),Krimet e komunizmit nuk kane asgje te perbashket me luften kunder fashizmit dhe ballistave,sepse ishte lufte dhe njerzit u vrane per ideal dhe nuk pyeten Berishen apo Nishanin qe te luftojne apo jo.Rama do te tregoje qe eshte tip snobi,por eshte shume frikanac aq me teper po ti shtosh “patriotizmin” e Metes.

    1. 800 mije apo 1 milion nuk bejne ndryshim te mjaftueshem.

      Per sqarim :nuk flitet per peshe ne luften LIIB nga Shqiperia… eshte budallallek ta mendosh peshen qe paten partizanet kunder italise dhe gjermanise ne arene nderkombetare!!!

      Per peshen lokale kunder pushtuesit ne shqiperi , qe do te thote qe lufta e partizaneve ndaj italianeve dhe germaneve ishte e paperfillshme. NUK KISHTE PESHE. Lufta partizane ishte aq amatore dhe aq e pademshme sa edhe rezultatet e saj te paperfillshme perkunder gjermaneve dhe italianeve ne Shqiperi. 50 vjet propaganda ka ngritur ne piedestal episode , si psh operacioni i dimrit, clirimi i tiranes etj jane perralla me bajloz . Ne TOTAL nuk ka PESHE. Pushtuesit iken nga shqiperia per arsye te tyret jo nga lufta e Enver hHxhes nga baza e Labinotit 😀 😀 😀

      Shplarje masive i eshte bere trurit te shqiptareve 5o vjet, dhe vazhdon ti behet per veprat hipotetike Rilindase dhe shtetin e ri RILINDAS 😀 😀 . asgje e vertete.

      E vertete eshte , kishte dhe nga ata e u vrane per ideal, por padija dhe naiviteti nuk te justifikon dot. Lufta ishte civile dhe komunistet luftuan per pushtet. Respekti eshte per te renet, por naiviteti i tyre eshte po aq i dhimbshem sa dhe fati i tyre. Humben jeten per pushtetin e Enverit. Fatkeqesisht. I paste zoti ne krah te vetes.

      Krimet e komunizmit jane ceshtje aq e ndyre sa te ben te vjellesh nga poshtersite dhe krimet qe ka bere partia punes pra baballaret dhe gjyshet, dajat, xhajat, e nje pjese te mire te rilindasve ministrave ofiqareve te PS sot, po ashtu dhe te nje pjese te mire te gjykatesve dhe prokuroreve ne kete vend. Per ri-kujtese , nje pjese e mire e prokuroreve dhe gykatesve sot, jane femijet e prokuroreve gjykatesve sigurimsave etj pjestare te nomenklatures se Enver Hoxhes.

      Mos Harro SeksBomben Skender Gjinushin , kryetarin e Akdemise se Seksave -:D

  11. Shyqyr qe Mic Skoli nuk ka qene komunist se do ti thonin qe pesha jote kunder turqeve ishte e pandjeshme,c’tu desh ore Mic qe i vure gjoksin topit?Pse nuk pyete moderatoret moderne qe jane “lesh topi”.Heroi nuk merr leje kujt,por e ndjen.Ky Shkullaku i paemer i di mire ose shume mire se si jane heronjte.sidomos ata qe nuk luftuan kurre por e luftuan armikun nga ana ekonomike duke ngrene sa me shume makarona,pula,gjela ,keca e qingja etj,keta quhen luftetare”gri”.Marshalla muti.

  12. i nderuar shoku bushati , kujdes kur vetem permend emrin e pinjollit ta familjes se Frasherllijve , se sa kane bere ata si familje per kete toke , soji e sorollopi juaj nuk i ka enderruar

  13. Historiani nuk ka tabu ne studimet e tija. Si shkencar ai ka per detyre te faktoje rolin e çdokujt ne nje ngjarje historike, me dokumenta e prova te beueshme shkencore. Ne jemi te vunuar ne studimet tona ne rolin e qytetareve te shqiperise gjate luftes se dyte boterore. Ideja qe shqiptaret qene ndare ne dysh komunista e antikomuniste eshte qesharake dhe e pa vertete. Ne shume vende ka kohe qe ka studime serjoze per rolin e grupeve shoqerore, te ndryeshme,individ, kleri etj struktura te shoqerise se tyre ne konfliktin e luftes se dyte boterore. Uroj te kemi studime te mira shkencore. Nuk me habit fakti qe disa historian komuniste pa lexuar studimet per keto tema po i kritikojne e mallkojne ata. Keto mundohen te bejne teror psikologjik. E turpeshme. E te mendosh se kane titujt “Profesor”

  14. Sot e kesaj dite vazhdon te quhet pa pike turpi lufte antifashiste “nacional-clirimtare”. Cilin komb cliroi kjo lufte?! Nuk jane pjese e kombit shqiptaret e Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise dhe Camerise? Pyetini ata se cfare mendoje per 29 nentorin, data e diskutueshme se kur gjermanet leshuan Shqiperine (e cila juridikisht nuk ishte e pushtuar!).

    Gjermanet e rene ne Shqiperi, ne me te shumten jane viktima te aviacionit anglez e jo te dokrrave te partizanit Meke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *