• |
ide | kryesore

“Fjalët qëllojnë, po nuk janë grushta”: Rroca mohon të jetë konfliktuar fizikisht me Telushin

Sport



Mes Eduard Rrocës dhe Bruno Telushit tensioni ka qenë prezent në ndeshjen e Superkupës, të fituar 4-2 nga Partizani, pas kohëve shtesë, por mesfushori i Kukësit ka mohuar që konflikti të ketë degjeneruar në grushta, në tunelin e dhomave të zhveshjes, në përfundim të pjesës së parë: “Më vjen çudi që shoq të qarkullojnë lajme të tillë – tha Rroca për Lapsin – Kishim dicka për të sqaruar, atë që mbeti pa thënë në fushë, por absolutisht nuk shkuam përtej fjalëve. E kam të qartë që fjalët qëllojnë, po nuk janë grushta…” sqaroi mesfushori

Në fakt lojtarët u përplasën në fushë, pranë mbylljes së pjesës së parë, kur debatuan për një faull duke kaluar në ofendime me njëri-tjetrin. “E përsëris, nuk ndodhi asgjë përtej nervave të lojës në tunel” theksoi Rroca.

Mesfushori ka mbetur i cuditur nga zgjedhja e teknikut Shpëtim Duro për ta lënë jashtë ndeshjes, për pjesën e dytë të lojës, edhe pse duhet thënë se performanca e Kukësit në 45 minutat e dyta, ndryshoi krejtësisht me spostimin e Musollit në qendër dhe Lulajn në mbrojtje. “E gjithë skuadra u kthye në pozicionin e duhur, ndaj dhe loja ndryshoi – shpjegoi Rroca – e jo se dalja ime i ndryshoi gjërat. Më vjen keq sepse nuk më kishte ndodhur kurrë të zëvendësohem në fund të pjesës së parë, por trajneri është i ri në skuadër dhe mendoj se do të ketë kohë ti njohë lojtarët dhe potencialin që kanë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *