• |
ide | kryesore

Ish-deputeti i PD-së: Vëllai i një ministri po ndërton në jug mbi pronën e një qytetari

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, akuzon qeverinë Rama se po tenton të grabisë çdo pronë publike apo private pa dokumentacion.

Në një intervistë për RTV Ora, ai denoncoi rastin e një qytetari nga Shkodra, pronar i një toke në fshatin Vrinë të Sarandës, mbi pronën e të cilit vëllai i një Ministri të rëndësishëm të kabinetit Rama po ndërton një impiant frigoroferik.

“Ai tentonte dhe pa muaj këtu në detyrën ekzekutive për të ozurpuar prona që kanë pronar, por janë të paregjistruara dhe bëhet fjalë për prona që kushtojnë shumë, bregdeti Adriatik, pjesa bregliqenore dhe alpet.Gjej rastin ta denoncoj këtë përjekje. Kam rastin e një qytetari nga Shkodra, pronar i Vrinës në Sarandë dhe aktualisht një prej vëllezërve të një Ministri të rëndësishëm po ndërton mbi pronën e tij një impinant frigoriferik, në tokën stërgjyshore të një qytetari të Shkodrës. Të njëjtat tentativa po bëhen dhe në Shkodër”, tha Gurakuqi.



1 Comment

  1. shume lajm i pa qarte .

    ”’ një qytetari nga Shkodra, pronar i një toke në fshatin Vrinë të Sarandës,,,,,ë tokën stërgjyshore të një qytetari të Shkodrës.””’

    Pra nje shkodran paska toka nga gjyshi ne Vrine te Sarandes dhe nje shkodran tjeter do tja marri tokat stergjysherore sepse i paska pa letra.

    Pastaj pse nuk del me emer dhe mbiemer ky palo ‘denoncuesi’ po thjesht hedh nje shashke ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *