• |
ide | kryesore

Kylie Jenner dhe Travis Scott drejt altarit, zbulohen detajet e dasmës

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Kylie Jenner dhe Travis Scott do të martoheshin ditën e lindjes së 22-vjeçares.

Teksa ata po udhëtonin për në Kapri të Italisë ata u fotografuan së bashku dhe një prej shoqëruesve të tyre mbante në dorë një fustan të bardhë.

Megjithatë duket se ajo dhe partneri i saj Travis Scott se kanë ende në plan të martohen. Burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Hollywood Life’ se Kylie dëshiron që në fillim të bëjë një fëmijë tjetër dhe më pas të martohet.

“Ajo e di që është shumë e re në moshë dhe prapë dëshiron që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë dhe asaj nuk i duhet të jetë e martuar për ta bërë këtë gjë. Fëmija do të vijë absolutisht i pari. Kylie është shumë e fokusuar në punën e saj si nënë dhe e merr Stormin kudo. Ajo ka dado, por nuk i nevojitën shumë, pasi do t’i bëjë gjërat vetë. Ajo është një nënë fantastike”, kanë thënë burimet.

Edhe pse ka angazhime të shumta Kylie gjithmonë e ka vënë familjen të parën dhe nuk habitemi aspak që ajo do të bëjë një fëmijë të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *