• |
ide | kryesore

Kylie Jenner, gati për fëmijë të dytë

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner sapo festoi ditëlindjen e saj- ose më saktë javën e saj të paharrueshme. Në fotot dhe momentet e shkëputura nga pushimet e saj me Travis në Itali, Kylie u shfaq e veshur me një fustan të bardhë dhe të gjithë menduan se ata mund të jenë martuar.

Por jo, ai ishte thjesht një fustan që 22 vjeçarja kishte zgjedhur për netët italiane. Dhe përsa i përket dasmës, nuk kanë asnjë plan pasi për ta prioritet është… një tjetër fëmijë!

“Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë ende plane për t’u martuar. Ata e planifikuan këtë udhërim thuajse në minutë të fundit pasi Kylie si fillim donte një super festë në LA me miqtë dhe familjen, më pas ndryshoi mendje sepse donte të bëntë gjithçka me Stormien. Të dy e vendosën që të ishin bashkë për të festuar ditëlindjen e Kyliet. Ajo e shijoi vërtet këtë udhëtim me familjen dhe nuk po mendon për një dasmë. Ajo e di që është ende shumë e re dhe do akoma të ketë një fëmijë tjetër dhe nuk ka pse të jetë e martuar për këtë. Fëmija do vijë absolutisht përpara. Ata e kanë bërë të qartë që janë të përkushtuar tek njëri-tjetri dhe shumë të lumtur me atë çfarë kanë bashkë. Kylie është shumë e fokusuar në të qenit nënë dhe e merr Stormin kudo me vete.”- është shprehur një burim pranë HollywoodLife.com.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *