• |
ide | kryesore

Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, Basha niset me urgjencë drejt Shkodrës

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës menjëherë pas zhvillimeve të ditës së sotme në këtë bastion historik të së djathës, ku u krye konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak, shoqëruar nga protesta disaorëshe e përkrahësve dhe të përfaqësuesve të demokratëve.

Më herët, Basha reagoi lidhur me ngjarjen në fjalë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku shkruante se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik”.

Si rezultat i mbedhjes së zhvilluar në ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u zgjodh edhe kryetarja e re Këshillit Bashkiak, Brisejda Kadia, që pati një përkrahje unanime në votimin e mbajtur mes anëtarëve për konstituimin e këshilltarëve të rinj. “Jemi në një situatë të pazakontë. Opozita la pa përfaqësim të tyrin, qyetetarët e Shkodrës. Na takon ne të jemi opozitë dhe për to.”- është shprehur Kadia gjatë fjalës së saj.

Kadia ka folur edhe në lidhje me procedurat për zgjedhjen e e kryetarit të ri të kësaj njësie vendore, pas tërheqjes së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri nga marrja e detyrës, pas publikimi nga ana e PD-së e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri do të vijojnë sipas Kodit të ri zgjedhor.”- ka sqaruar Kadia.

 



2 Comments

  1. Epo tani qe po shkon Basha ne Shkoder u rrezua Rama e sigurte,fitoreee,rreth flaaamuriiit teee peeerbaaashkuuuuar….

  2. Bejne mire qe tallin lesht me lulin komentusit se esht per tu habitur ajo( bashkia shkodwr) simbolizon keshtjellen qe nuk e mori dot ai qoftlargu jo me keta sum…… por gjithsesi luliu u nis” urgjent” pas konstituimit te k b se sja them dot emrin me ca kuptoj i shkreti lulush do ket pas pun andej nga tirana dhe jo qe te ishte qe mbrem atje me shkodranet turp ti vij Ndaj dhe ju te tjeret qe e mbani veten per drejtusa duhet te reagoni dhe jo duke i ber fresk qendrimeve te 1 Un jam nje antare i thjesht por do ua beja nje lutje PD nuk mbahet nga lideri por nga antarsia Ai duhet ta udheheq ne rruget qe te sjellin fitore Lexojini mire IBSENAT se ka boll qe nuk jan sahan lepirsa te ed rames mos i quani kundershtare se po behet urgjente bashkimi i te gjith demokratve Le te shpresojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *