• |
ide | kryesore

Mbërrin në Turqi vajza e sëmurë nga Fushë Kruja, reagon Rama: Shpenzimet do t’i mbulojë qeveria

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ka reaguar per rastin e 15 vjeçares nga Fushe Kruja e cila u nis me urgjence per ne spitalet turke pasi ishte ne gjendje kritike per jeten. Ne nje postim ne Facebook, Edi Rama shkruan se te gjitha shpenzimet per kurimin e saj do t’i mbuloje qeveria.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri”, shkruan Rama.



2 Comments

  1. Kot thon i cmenduri cmend gjithe dynjane. Ne shqiperi eshte ndryshe. Te ben te qeshesh edhe kur ti nuk do.

  2. Kjo vajza te behet mire, urojme te gjithe. Nuk kishte vend ketu per kete dalje populiste se nuk e ndihmoi me leket e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *