• |
ide | kryesore

Napoli, ultimatum për Icardi: argjentinasi për Juventus gati të mos luajë një vit

Sport



Gjashtë ditë nga nisja e kampionatit, dy javë nga mbyllja e merkatos verore: por Mauro Icardi nuk e ka me nxitim (ndryshe nga pretendentët për të). Përvec një qendrimi tek Inter, asnjëherë për ta fshirë si alternativë, preferenca e argjentinasit është për Juventus. Sipas burimeve pranë lojtarit, argjentinasi madje është gati të qendrojë edhe një vit pa luajtur për bardhezinjtë. Por në anën tjetër, fjalët nuk janë thënë nga goja e Icardi, ndaj dhe De Laurentiis kërkon një përgjigje së shpejti, ndërsa Ëanda Nara ka bërë të ditur për Tyc Sports se i shoqi nuk do të shkojë tek Monaco. ‘E kotë’ në këtë pikë oferta prej 65 milionë euro bërë nga bardhekuqtë për 26 vjecarin.

Momentalisht, Napoli është klubi më agresiv. Strategjia e të kaltërve është e qartë: duan një po (ose jo) brenda fundit të javës, për ti patur duart të lira në shtatë ditët e fundit të merkatos për të gjetur një alternativë. Shpresat e Napoli janë konkrete: 65 milionë plùs bonus është oferta e De Laurentiis, me mundësinë për të ulur cmimin me Milik. Një hipotezë që Inter e konsideron më pak tërheqëse se vetëm cash duke qenë se, me blerjen e ardhshme të Sanchez, mund të përqendrohet tek Llorente me costo zero.

Juventus në anën tjetër pret lajmet e merkatos e ndoshta në mesjavë do të mund të rifillojë sulmin për Icardi. Mbetet e hapur pista Paris Saint Germain për Dybala, e duket se kjo do të jetë fondamentale për të kuptuar destinin e numrit 9 interist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *