• |
ide | kryesore

Paligjshmëri dhe dhunë në Shkodër, konstituohet Këshilli Bashkiak i farsës së 30 qershorit (VIDEO)

Kryesore, Lajme

Shkodra vijon të jetë në një situatë politike të tensionuar. Sot është shënuar një përplasje mes mbështetësve të opozitës nga njëra anë dhe forcave të policisë nga ana tjetër teksa ishte thirrur mbledhja e parë konstituuese e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet farsë të 30 qershorit.


Mbledhja ishte caktuar fillimisht në ambientet e universitetit, por më pas u zhvendos në bibliotekën e qytetit. Jashtë bibliotekës ishin mbështetësit e PD-së të cilët kudërshtonin këtë mbledhje duke e konsideruar të paligjshme. Sidoqoftë socialistët vijuan porosinë e kryeministrit Rama, duke konstituuar me 48 vota pro dhe dy të pavlefshme Këshillin e ri Bashkiak, i cili do të drejtohet nga Briseda Kadia.


Këshilli i ri bashkiak i Shkodrës ka 51 anëtarë nga të cilët 40 PS, 9 PSD, 1 Partia e Moderuar dhe një tjetër Demokracia sociale. Në sallë kundërshtoi ish-kryetarja e këshillit, Greta Bardeli, e cila tha se kjo mbledhje ishte thirrur në mënyrë të paligjshme. Bashkë me protestuesit ishte dhe sektretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Jashtë salle protestuesit e PD-së sulmuan me shishe uji deputetin Tom Doshi që ndodhej në Shkodër për të ndjekur konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Reagime të ashpra për këtë farsë të re pas 30 qershorit ka patur edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili u nis vetë në kryeqendrën e veriut. Basha tha se  “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës”.

Nga socialistët reagoi Taulant Balla, i cili tentoi të shfajësohej duke kërkuar ndjesë për situatën në Shkodër, duke nënkuptuar në këtë mënyrë faktin se PS kishte kandiduar një person të dënuar për drogë. Balla i bëri thirrje Presidentit të shpallë datën për zgjedhjet e reja në Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja ende në detyrë, Voltana Ademi, nuk e ka liruar zyrën pasi sipas saj procesi i konstituimit ishte ilegjitim. Ademi tha se kjo paligjshmëri do të zhbëhet shumë shpejt.

Në përfundim të protestës policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve dhe kreun e Forumit Rinor të PD-së, Arvit Bushatin. Ndalimi i Bushatit është pasur nga rezistenca e ish-deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili ka shkëmbyer debat me efektivët e Policisë, që i ka pyetur nëse kanë një kërkesë të posaçme për ndalimin e Bushatit.

Ajo që po ndodh në Shkodër është një cirk i pashembullt i paligjshmërisë dhe egos së sëmurë të Edi Ramës për të marrë me dhunë bashkinë që PS s’e ka drejtuar kurrë për 30 vjet. Zbulimi i të shkuarës kriminale të Valdrin Pjetrit ishte ndër të tjera edhe rrëzim de facto i 30 qershorit, si farsa më e madhe elektorale e Shqipërisë postkomuniste.

©LAPSI.al 

5 Comments

  1. po si tja bejm o bushat, sdo luli zgjedhje dhe ne sbejm zgjedhje?! kjo eshte te shkelmosh demokracine. ndersa te besh zgjedhje qofye moniste, seshte e bukur por eshte e domosdoshme. demokracia eshte e bazuar mbi mandate dhe afate

  2. Shkullak je akoma ne shkoder apo ne berdello.Jezui ka thene qe kur te qellojne ne njeren faqe ,ti duhet ti
    kthesh faqen tjeter.
    Kaq.

  3. Me keq fatet e vendit ton s kan cen ndonji her, vendi qeveriset tek i modhi e i vogli nga njerzit me funderrina qe ka pas ky popull prandaj me keq s ka ku shkon me ne qdo institucion ka mashtrues ordiner, hajdut, prosti , te pa shkoll qe s din ti japin xhevap familjes se vet e jo me popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu