• |
ide | kryesore

“Pamje brutale”, jehona e videos së dhunimit të turistëve nga Kokëdhima në mediat spanjolle

Lajme, Të fundit

Mediat spanjolle i kanë bërë jehonë videos së dhunimit të një grupi turistësh bashkëkombas nga pronari i  Bar-Restorantit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima.

Familja vendosi të largohej nga restoranti pasi porosia e tyre u vonua, por duket se kjo gjë nuk u prit mirë nga pronari i restorantit.

Një familje spanjolle ka përjetuar një tmerr në Shqipëri të një akti brutal, në të ciën pronari i një restoranti vendosi t’i dhunonte pasi nuk pranuan që të konsumojnë drekën.

Pronari i restorantit udhëtoi tre kilometra mbi makinën e familjes spanjolle dukei frikësuar, teksa godiste xhamin e makinës i gjakosur.”- raporton një televizion privat spanjoll.

Video ku Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, është përhapur në mënyrë virale dhe ka tronditur mbarë opinionin publik. Mesa duket, Kokëdhima e ka bërë “rrugë” me këtë sjellje pasi janë të shumtë turistët që kanë lënë në “Google” përshtypje tejet negative për biznesin e tij.

Vlerësimi për “Panoramën” është 2.7 në Google, nga 5 që është nota maksimale. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet evidentojnë sjelljen agresive të pronarit me turistët.

“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.

“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turist përpara 11 muajsh.

“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist tjetër para një viti.

Kokëdhima, 51 vjeç,  është arrestuar javën e shkuar, pas ngjarjes së ndodhur të enjten, kur sulmoi fizikisht një grup turistësh spanjollë, pas një konflikti të zhvilluar në ambientet e biznesit të tij.

51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

 

 

6 Comments

  1. Biznes socialist, Welcome to Albanian Socialism. Cdo qe e poshter e ndyrsire s’eshte gje tjeter vecse fashizmi socialist k…it ne Shqiperi.

    Fajin e ka Edi Drama

  2. Shembull tipik se si manipulohet opinioni publik mes lajmeve te rrejshme. Eshte per te ardhur keq edhe qe drejtesia shqiptare ne nivelin e saj me te ulet historik udhehiqet ne vendimet e saj jo nga faktet por fjalet e kryeministrit te vendit.

  3. Kam frik se me justifikimin e ketij karit kushedi sa licensa, sa leje, sa komisione ,e sa lek do shtoj qeveria gjasme per te mbrojtur turizmin dhe per ta bere me profesional, per cdo gje do thone qe te shmangim nje mihal te dyte…..

  4. Une them qe kryeministri duhet tja marre lokalin ketij kokedhime mavrise edhe tja jape ndonje ish dashnores se tij qe se ka bere akoma ministre, apo ndonje eksorte oligarku, apo ndonje gazetari llapaqen.
    Fundi i fundit ky eshte patriotizmi i halldupeve allafrenga te tiranes ne ditet e sotme ngjizur midis drogave edhe kurvave qe quhen eskorta, ministre, gazetare apo poltitkane.
    Sepse Kokedhimi qe eshte ne trojet e te pareve eshte i paligjshem.
    Kurse te ligjshem jane 500 mije maloke qe zbriten nga bjeshket edhe zune toke ku u desh k… ne Tirane, Durres apo apo edhe Ksamil, Sarande e breg.

  5. Ku i ka rilindja imspektoriatet qe gjasme bejne aksione per parregullesi dhe informalitet. Gjithe veres na çane t..pin duke bere gjasme me propagande e buje ne media se na paskan hapur lufte frontale pas 6 vitesh pushtet! Apo rra ky mort e u pame? Jo vetem parregullesi, abuzim e dhune ne sektorin e turizmit, por kudo pasiguri dhe viktima, si ne rruge e ne pune! Perdite aksidente ne rruge e kantiere dhe askush se çane b..then, se fajin e ka saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu