• |
ide | kryesore

Pogba dëshiron Juventus: francezi jep sinjalin e pagabueshëm

Sport



Juventus nga nisja e këtij sesioni merkato vazhdon të monitorojë Paul Pogba. Lojtari është objekt dëshire si i shoqërisë ashtu dhe tifozëve që shpresojnë në një rikthim të tij. Francezi në fillim të verës e bëri të qartë se dëshiron të ndryshojë ambjent, duke shkaktuar kështu një garë mes Real Madrid e Juventus.

Galacticos pas disa ofertave të refuzuara, kanë vendosur të heqin dorë për shkak të kërkesave të Manchester United. Bardhezinjtë, pavarësisht ardhjeve të Ramsey e Rabiot, vazhdojnë të ëndërrojnë goditjen e madhe. E në kohën kur shoqëria bardhezi bën llogaritë e daljeve për të financuar operacionin, francezi ndez ëndërrën duke postuar në rrjetet sociale një foto me fanellën e kampionëve të Italisë kur akoma mbante numrin 6, bashkë me dy vëllezërit Florentin e Mathias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *