• |
ide | kryesore

Pukki, finlandezi kryegolashënues në Premier që ia mbathi nga La Liga… prej të nxehtit!

Sport



Teemu Pukki është njeriu i ditës në ishull: finlandezi ka mposhtur Newcastle me një trigolësh pas rrjetës së shënuar ndaj Liverpool gjatë debutimit në Premier dhe me katër finalizime komandon klasifikimin e golashënuesve të kampionatit anglez, përveçse është i vetmi lojtar i Norwich City që ka shënuar deri tani. Një fillim i jashtëzakonshëm për lojtarin, te Brondby mes 2014 dhe 2018-ës, por që ka një të kaluar në La Liga nën diellin e Sevilla. Që për të, i mësuar me temperaturat e vendit të tij, ishte…praktikisht i padurueshëm.

Pukki si Sterling, katër gola me kokë për të dyja javët: kush do ta kishte menduar në fillim të sezonit? Sulmuesi që po çmend mbrojtjet në Premier ka luajtur pak kudo në karrierën e tij: në Finlandë, Gjermani, Skoci, Danimarkë dhe mbi të gjitha në Spanjë mes 2008 dhe 2010. Dhe sipas Marca, pikërisht e kaluara e tij iberike ka ndikuar jashtëzakonisht, duke e bërë me shumë mundësi lojtarin që është sot.

Ylli i Cabaries ka zbarkuar në Andaluzi në dhjetor 2008, për të firmosur me Sevilla të Monchi, që e “peshkoi” nga finlandezët e KooTeePee (sot në Serinë B). Fillimi ishte premtues, por gjatë kampionatit lojtari e kishte të pamundur të duronte të nxehtin spanjoll dhe kërkoi të largohej, siFillimi ishte premtues, por gjatë kampionatit lojtari e kishte të pamundur të duronte të nxehtin spanjoll dhe kërkoi të largohej, siç zbulon në një intervistë për The Telegraph: “Isha një adoleshent dhe ishte një ndryshim i madh për mua. Shkova të jetoja larg shtëpisë, isha shumë i ri dhe koha në Sevilla ishte shumë ndryshe nga vendi im. Bënte shumë nxehtë dhe nuk kisha as ajër të kondicionuar në apartamentin tim gjatë periudhës së parë”. Në 2010 Pukki u rikthye te i ftohti i tij i dashur te HJK Helsinki dhe prej aty nisi nga zero. Kush e di se si do të kishte shkuar karriera e tij nëse Sevilla do të ishte më pak e nxehtë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *