• |
ide | kryesore

Shitja më e komplikuar e Napolit është… Hysaj

Sport



Nuk ka paqe e qartësi për Elseid Hysaj. Shitja e mbrojtësit të djathtë shqiptar po bëhet një makth për Napolin, por nga ana tjetër De Laurentiis nuk i ul pretendimet për shkodranin: Napoli kërkon 20 milionë euro, një shifër që ka ngadalësuar të gjithë pretendentët, mes të cilëve edhe Roma, që tek Hysaj kërkon të besojë krahun e djathtë, duke lejuar kështu avancimin e Florenzi në mesfushë. Por Petrachi, drejtori sportiv verdhekuq, ka diskutuar ndërkohë me Giuntoli e Napolit, të cilit i ka bërë të qartë se klubi nuk është dakord me shifrën e kërkuar.

Palët do të rishihen për të provuar të gjejnë një akord: me 15 milionë tratativa mund të mbyllet. Vetëm se De Laurentiis nuk heq dorë nga pretendimet, që përpara verdhekuqve futën në krizë edhe Atletico Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *