Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar pas konstituimit të këshillit të ri bashkiak të qytetit të Shkodrës, duke shkuar se “sot shkodranët kanë kuvendin e tyre të ri lokal”.
Ai kërkon ndjesë për situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë, ndërsa i kërkon Presidentit të shpallë zgjedhjet e parakohshme. “Institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar”, shkruan ai.
Kujtojmë se Pjetri u dorëhoq pak ditë më parë nga detyra pasi PD i nxori dokumentet e dënimit në shtetin italian.
POSTIMI I PLOTE I BALLES NE FACEBOOK
“Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.
Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.
Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.
Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar.
HAHAHAHAHAAAAAAAAA , , , , , ME FAL SE TE QIVA I THONE KESAJ PUNE
rilindja familje mafjoze po e rrjep per se gjalli kete popull te lodhur te ngrihemi ose te ikim naten nga vendi
KY eshte edhe I trashe edhe putane.
kokshpulle qe kokshpulle ngele o tao
Po ik mor cope kari se u bete gazi i botes!!! Ju skeni njerez normale edhe me votime moniste mor bythqir burre! Do keni fundin me te keq me kete qe i keni bere Shqiperise
Ec librazhdi…