Minuta e 55 në Atletico Madrid-Getafe, java e parë e Liga 2019/20. Joao Felix mori topin në të djathtë, në gjysëmfushën e tij. Topin poshtë këmbëve të Arambarri, e pastaj një vrapim drejt portës ku evitoi Fajr, dribloi Gonzalez, u fut në zonë dhe fitoi penalltinë. Morata e humbi mundësinë nga 11 metra, por kjo pak rëndësi ka. Vëmendjen e morën 65 metrat sprint, forcë e teknikë me të cilat ylli i ri portugez prej 120 milionë euro i bëri të gjithë të kujtojnë Maradona, Ronaldo (Fenomeni) e Messi.
Nuk flitet për krahasime teknike, fisike apo cmimi, por 19 vjecari me atë aksion të mrekullueshëm ktheu në memorie veprimet që bënte Pibe de Oro tek Barcellona (e pastaj me Argjentinën e Napolin), ato të Ronaldo po në Katalonjë e nga Messi. Forcë, shkathtësi e teknikë: aksionet që bëjnë fëmijët të ëndërrojnë e tifozët të dashurohen me lojën. Veprime që shkojnë përtej lojës kolektive e taktikës: edhe ky është futboll e lojtarët që e kthejnë në vëmendje janë të destinuar të mos harrohen.
Joao Felix ka shkruar tashmë një faqe të re në Liga por, përvec atij spanjoll, mund të lërë një gjurmë të pashlyeshme edhe në futbollin ndërkombëtar. Në fakt, Atletico Madrid vështirë se i gabon të tilla investime, mjafton të shohësh Falcao, Mandzukic, Diego Costa, Aguero e Griezmann…