• |
ide | kryesore

Vjedhje me armë në Itali/ Shpërbëhet banda e 3 shqiptarëve, mes tyre një grua

Lajme, Të fundit



Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar pasditen e sotme, si anëtarë të një bande që kryente vjedhje në Itali.

Ndalimi i bandës u krye si rezultat i operacionit të koduar “Korabi”, që u zhvillua mes Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me atë italine.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: B. GJ., 38 vjeç, Q.A.(M), 32 vjeç, të cilët janë vënë në pranga nga blutë e Dibrës, si dhe pjesëtarja e tretë e bandës që është ndaluar në Itali, H.R., 49 vjeçe.

Shtetasit e mësipërm, lindur dhe banorë në Dibër ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rieto-s kishte vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *