AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe PSD-ja e Shpend Ahmetit nënshkruan marrëveshje parazgjedhore për koalicion, kur Kosova është në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në një marrëveshje që ishte arritur ditë më parë, sot janë definuar të gjitha detajet.
Gazeta Express raporton se PSD-ja, sipas marrëveshjes që ka arritur me AAK-në, në listën parazgjedhore do të garojë me 25 deputetë.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet sot në orën 15:00, në një konferencë të cilën PSD-ja e ka paralajmëruar.
Marrëveshjen për koalicion e ka konfirmuar sot Kryeministri në dorëheqje e kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
me shpend bythimin. ramushi ia futi kot