• |
ide | kryesore

A po lind një miqësi mes Noizyt dhe Stresit

Paparazzi, Slider



Të shumta janë diss-et e thumbimet që Noizy dhe Stresi kanë bërë prej kohësh për njëri-tjetrin dhe të gjithë e dimë se ata janë kundërshtarë ‘të përbetuar’.

Mirëpo, veprimi i  fundit i Stresit na ka habitur të gjithëve.

Megjthëse është kundërshtar i Noizy-t, “Lajmi.net” ka vënë re se Stresi ka nisur të ndjekë një faqe me emrin e Noizy-t në Instagram.

Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet se Stresi po kërkon të pajtohet me Noizy-n, duke u bazuar nga ky veprim.

Mirëpo, duket se ky ka qenë vetëm një gabim i momentit, sepse po t’i hedhim një sy listës së personave të cilët ndjek Stresi në Instagram, nuk figuron asnjë llogari me emrin e Noizy-t.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Stresi bëri paqe me Ledrin, duke gjetur pas shumë kohësh gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *