• |
ide | kryesore

Britanikët xhindosen sërish pas pushimeve luksoze në Ibiza të çiftit mbretëror

Paparazzi, Slider



Një tjetër udhëtim, një tjetër lumë kritikash për princin e Britanisë Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan Markle.

Pas pushimeve luksoze në Ibiza, 100 mijë euro në një javë, kësaj radhe i takoi Nicës. Çifti i familjes mbretërore mori sërish një avion privat për të shkuar në qytetin francez.

Dhe shtetasit britanikë, kontribuues të taksave, u tërbuan e inatosën, për shpenzimet e tepërta të parave publike.

Nuk munguan as kritikat nga ambientalistët për ndotjen e ajrit, duke përdorur katër fluturime të tepërta, për më tepër kur Harry e Meghan janë përpjekur të mbështetin nismat pro ambientit.

Sipas “Sun”, u llogarit që udhëtimi me avion privat ka lëshuar një sasi anhidrid karboni shtatë herë më shumë se normalja e një avioni linje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *