• |
ide | kryesore

Demi Lovato feston ditëlindjen mes miqve më të mirë pas një periudhe të vështirë

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme Demi Lovato bën 27 vjeçe dhe për këtë ditë speciale ka vendosur të festojë së bashku me miqtë më të mirë. Këngëtarja ndodhet në Londër dhe në mbrëmje ka festuar së bashku me Ariana Granden, ekipin e saj dhe menaxherin e tyre të përbashkët, Scooter Braun. Demi ka publikuar në ‘Instagram’ disa video në të cilat shihet se të gjithë ata që i janë gjendur pranë e kanë uruar me një tortë dhe duke kënduar.

Këngëtarja ka qenë e pranishme në Londër për të marrë pjesë në koncertin e Arianas si spektatore dhe dy mikeshat kanë shkëmbyer një përqafim të ngrohtë përpara se Grande të ngjitej në skenë.

Kjo periudhë duket se po kalon bukur për Lovaton, pasi tashmë ajo është mirë nga ana shëndetësore. Burime pranë saj kanë thënë për “People” se Demi është shumë e kujdesshme ndaj shëndetit dhe se ndihet mirë e po punon për projekte të reja. Gati një vit më parë këngëtarja kaloi një situatë shumë të vështirë për shkak të overdozës dhe arriti të përmirësohet fal mbështetjes së familjes e miqve të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *