• |
ide | kryesore

Dënimi në Itali/ Pjetri nuk i bindet urdhrit të Prokurorisë së Përgjithshme

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i zgjedhur i dorëhequr i Shkodrës, Valdrin Pjetri, nuk i është përgjigjur ende urdhrit të Prokurorisë së Përgjithshme për të depozituar gjurmët e tij daktiloskopike (shenjat e gishtave).

Ky urdhër që i është komunikuar nëpërmjet një shkrese Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore, erdhi pas publikimit të bujshëm nga Partia Demokratike të dokumenteve të arrestimit për trafik droge, të dënimit me 18 muaj burg dhe të dëbimit të Pjetrit nga Italia.

Në një letër që Prokuroria i drejtoi disa ditë më parë PD-së, konfirmohej se: “Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore…Më datë 06.08.2019, me administrimin e formularit të vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë”.

Pas nxjerrjes së materialeve nga PD-ja që faktojnë pretendimet e ngritura me herët nga kjo forcë politike, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili mesa duket i mësuar nga precedentët e mëparshëm në radhët e Partisë Sociliaste, mohoi të kishte dijeni për të kaluarën kriminale të Pjetrit dhe iu shmang përgjegjësisë së drejtpërdrejtë duke shkruan në “Facebook” se “deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Dënimi ndaj Pjetrit nuk është deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit. Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

 



8 Comments

  1. Nuk ka asnje problem. Do e kae SPAK-u posa te krijohet. Pastaj prokurorja e pergjithshme eshte e perkohshme. Nuk eshte se nuk po i bindet dikujt me autoritet.

  2. Po ke nje lajm pak me poshte thoni qe ka vajtur te jape shenjat e gishtave. Rakordoni o gazetare para se te publikoni lajme se na trashet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *