• |
ide | kryesore

Hije skandali/ Kujt i shkojnë 11 mln euro të Pallatit të Drejtësisë?

Lajme, Të fundit



Nga Klodian Tomorri

Në vitin 2013, qeveria i dha Dhomës Kombëtare të Avokatise 25 mijë metra tokë shtetërore falas pranë fushës së Aviacionit. Sipas vendimit, toka u dha me qëllim ndërtimin e Korpusit të Drejtësisë dhe nuk lejohej ndryshimi i destinacionit.

Dhoma e Avokatëve e ndërtoi Pallatin. Se me çfarë çmimi dhe se me çfarë parash e financoi, kjo nuk dihet, pasi Dhoma Kombëtare e Avokatise është një OJF dhe jo Institucion Publik. Nën zë flitet se e gjithë ndërtesa ka kushtuar 2 milionë euro, por ky është informacion i pakonfirmuar sepse nuk është publik.

Tani, pallatin e ndërtuar mbi tokën e falur shtetërore, qeveria po e ble si zyra për institucionet e reja të drejtësisë. Çmimi i blerjes edhe ky ende jo publik, flitet se është caktuar 11 milionë euro.
Pra, 11 milionë euro do të paguajnë qytetaret shqiptare për Dhomën e Avokatisë, për një pallat të ndertuar ne toke te falur shteterore.

1-Kujt po i shkojnë paratë?

2-Si do të përdoren ato?

3-Pse u shkel vendimi i qeverise, që ndalonte shprehimisht ndryshimin e destinacionit per pronen e falur?

4-Me çfarë baze ligjore është blerë prona?

Sepse ligji nuk e lejon qeverine të blejë prona private sipas qejfit, por e ka kushtezuar vetëm me shpronësimet. Edhe këto me çmime të përcaktuara dhe vetem kur përdoren për vepra publike që kanë rëndësi të veçantë. Nuk e lejon njeri qeverinë të blejë prona private si te doje sepse po te ishte ashtu buxheti i shtetit do masakrohej nga pazaret.

Ky transaksion ka pikëpyetje të mëdha dhe shumë anë të errëta. Eshtë biznes i rëndë, që do të plasë shumë shpejt ne publik. Boll me me institucione hibride, që ngrihen për të devijuar paratë e taksapaguesve në llogari të paqarta dhe me mekanizma të dyshimtë. Sepse po na del Dhoma e Avokatisë si biznes ndertimi, që merr troje publike falas dhe fiton miliona euro. Ça janë këta?



3 Comments

  1. Po Mafies i perkasin kujt tjeter? cdo gje me parate e pista behet ne Shqiperi, vetem ato dyqanet e bizneset e vogla te njerzve te thjeshte rrugeve te Shqiperise jane te thuash ne rregull e nuk meritojne te jetojne e kontribuojne ne Shqiperi 24 ore.

    Te tjerat perfshi denglat e rregullimeve jane mafia e oligarkia e gjalle, nga ai hajvani ne krye me qurre ne hund e deri te lavatricet e tyre te pista kulla, hotele, plazhe, hece, gurore, televizione = MAFIA SOCIALISTO FASHISTE.

    Shqiperia nje hale e madhe qe vetem nje termet 10 ball i ben derrman pasi Basha e tregoje 3 here qe eshte dhjaks.

    Dramen uroj ta gjej e zeza nga Zoti nje dite se shpejti.

  2. ”’ Nën zë flitet se e gjithë ndërtesa ka kushtuar….. ””’
    ”’ Çmimi i blerjes flitet se është….””

    Pra me argumenta bazuar ne thashethme … ky KLODIAN TOMORRI… ben 4 pyetje ku sikur kjo gje te ishte e sigurte dhe nxjerr perfundimin ( fakt i kryer) :

    ”’ Ky transaksion ka pikëpyetje të mëdha dhe shumë anë të errëta. …..Eshtë biznes i rëndë, që do të plasë shumë shpejt ne publik. ”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *