• |
ide | kryesore

Juventus mbetet pa trajner për probleme shëndetësore: Neymar e bën të fluturojë në bursë

Sport



Juventus mund të jetë pa trajner në debutimin e kampionatit: Maurizio Sarri ka pneumoni dhe lajmi është konfirmuar nga klubi përmes një komunikate. Tekniku bardhezi është ndjerë keq të mërkurën e kaluar në autobus, gjatë rrugës për në Villar Perosa, ku Juventus do të luante miqësoren tradicionale. Sarri megjithatë ka dashur të jetë në pankinë për këtë takim, ndërsa nuk u nis për në Trieste, për miqësoren kundër të zotëve të shtëpisë të shtunën në mbrëmje.

“Sarri, pas pushimit nën vëzhgim në fundjavë, ka mbërritur në JTC ku ka koordinuar punën e stafit të tij. Trajneri nuk ka mundur të drejtojë stërvitjen në fushë për shkak të sindromës influencale, që e goditi javën e kaluar – lexohet në faqen e Juventus – Në pasditen e vonë Sarri iu nënshtrua kontrolleve të tjera që kanë konfirmuar një pneumoni për të cilën është saktësuar edhe terapia specifike. Trajneri e ka autorizuar klubin të komunikojë gjendjen e tij shëndëtësore”. Në këtë pikë skuadra përgatitet në debutim në kampionat të shtunën në 24 gusht në Parma, pa trajnerin në pankinë.

Por nëse trajneri komplokon planet e Juventus, prespektiva që mund të blejë Neymar e bën të fluturojë në bursë. Në një merkato aksionesh, titulli Juventus nisi në orën 9.30 me një +3,57% për të aritur më pas +5,38% një orë më vonë, për një vlerë aksionesh prej 1,564 euro. Një sjellje e tillë ndodhi edhe në 23 korrik (+3,3% e titulli prej 1,555 euro): në Bursë lidhja Juve-Neymar pëlqehet, tani i takon Paratici ti bëjë ëndërrat realitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *