• |
ide | kryesore

Kulisat/ Rilindja e Shkodrës në duart e Tom Doshit

Arkiva, Kryesore



Këshilli Bashkiak i Shkodrës i konsituar të hënën, ndryshe nga sherret publike mes opozitës që protestonte në rrugë dhe socialistëve që u mblodhën në sallën e bibliotekës ka pasur edhe një tension të fshehtë, gati përleshje që është zhvillur brenda vetë socialistëve, për ata që do të vendosnin në krye të Shkodrës.

PS lokale ka pasur kandidatët e vet për drejtues të qytetit, por ata janë përmbysur të gjithë nga urdhërat e ardhur nga qendra. Një anëtar socialist i këshillit Bashkiak që ka “spiunuar” tek Sali Berisha, i cili e ka botuar denoncimin në Facebook, pretendon se në krye të organeve drejtuese të qytetit janë vendosur njerëzit e përzgjedhur nga Tom Doshi.

“Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Brisiela Kadija, bija e një ish- gjykatësi komunist dhe e preferuar e Tom Doshit. Nënkryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Suada Selimaj, një buzëqumështore që rri gjithë ditën pas prapanicës së Tom Doshit, sepse ky i fundit i ka punësuar në OSHEE, atë dhe 5 pjesëtarë të familjes së saj, a thua OSHEE-ja është kompani private e fisit Selimaj. Suada Selimaj bashkë me 2 anëtarë të familjes janë në pozicione drejtuese në OSHEE, për të vetmen meritë se i servilosen Tom Doshit. Imagjinoje vetë çfarë pritet të bëjë Toma i shpallur non- grata nga SHBA-ja me Brisielen kryetare dhe Suadën nënkryetare. Shkodra do uzurpohet totalisht nga fundërrinat”, thuhet në denoncimin e këshilltarit anonim.

Nuk dihet sa i besueshëm është ky burim, por në shtyp kanë rrjedhur edhe të tjera informacione që e mbështesin këtë version. Sipas tyre, një ditë përpara mbledhjes zyrtare të Këshillit Bashkiak, ka ndodhur një përmbysje e madhe. Këshilltarët socialistë janë mbledhur në seline e tyre për të vendosur se kë do të votonin të nesërmen. Ata kishin përzgjedhur emrat e Luan Hetjes dhe Arvid Osjes që të garonin për kryetar të këshillit.

Por, pa pyetur fare për kolegjialitetin dhe demokracinë nga poshtë, deputetja dhe ish zëvendës kryeministrja Senida Mesi ka thënë se me urdhër të Ramës dhe porosi të Taulant Ballës, gjithçka do të përmbyset për t’i hapur rrugë Brisela Kadijas, gjë që në fakt ndodhi të hënën në 19 gusht.

Por dita e mbledhjes në strukturat e PS ka qenë mjaft e tensionuar. Nga informacionet që kanë rrjedhur në media, shumë anëtarë këshilli kanë protestuar duke u ankuar se rasti i Valdrin Pjerit, i servirur nga lart, i turpëroi socialistët shkodranë, se ata nuk ishin dele që të votonin pa u pyetur, se ata kishin humbur një betejë pa garë. (debati i plotë poshtë)

Madje një pjesë e madhe e anëtarëve të këshillit kishin ngritur duart për të votuar për Arvid Osjen si kryetar të tyre kundër asaj që kishte urdhëruar qendra. Një burim i besueshëm nga sociaistët e Shkodrës, i kontaktuar nga Lapsi.al konfirmoi: “Nuk e di nëse  Briselda Kadia është zgjedhur nga deputeti Doshi, por ajo që mund të them me siguri është se pas mbledhjes revoltë në PS, ka pasur shumë presione dhe kërcënime ndaj anëtarëve të Këshillit. Ata votuan të nesërmen të përzgjedhurën e qendrës për kryetare. Ndërsa Tom Doshit iu dhanë si kompromis një nënkryetar bashkie dhe dy anëtarë të këshillit të qarkut”.

Po t’i besohet burimit anonim, që ka denoncuar tek Berisha, ai pretendon se: “Ramës nuk i mjaftuan propozimet kriminale të Tom Doshit, siç ishin rastet e Mark Frrokut apo Valdrin Pjetrit, por tani i dhanë kryetarin dhe nënkryetarin e Këshillit Bashkiak dhe do t’i japin edhe nënkryeyarin e parë të Bashkisë me kompetenca të kryetarit pasi të shkarkojnë në mënyrë të paligjshme zonjën Ademi”.

Pra një gjë është e qartë. Influenca e Tom Doshit, si deputet socialdemokrat në Shkodër, është rritur me përkrahjen e Ramës. Fillimisht Edi Rama hoqi qafe Keti Bazhdarin, që megjithëse i vuri Doshit kufirin tek thana brenda PS, arrti katër vite më parë rezultatin më të mirë të mundshëm për PS-në në qytetin verior. Më pas ai eleminoi nga Shkodra një tjetër socialist me emër, Ditmir Bushatin, i cili ishte gjithashtu në konflikt të ashpër me Doshin. Përpara se Valdrin Pjetrit t’i bëheshin publike letrat e dënimit, ai e komandoi atë në vend të ish ministrit të jashtëm në drejtimin e socialistëve lokalë.

Prandaj edhe pretendimet e tanishme nuk është çudi të jenë të vërteta.  Mesa duket, në Shkodër kryeministri ka vendosur të zbatojë një skemë të eksperimentuar më parë: “Një të fortë për çdo qytet”. Dhe ndoshta kjo ka bërë që socialistët lokalë të ndihen të përbuzur dhe të papërfillur.

©Lapsi.al

Debati i plotë i këshilltarëve socialistë të Shkodrës

Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm, z. Balla, ju përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për kryetare këshilli të jetë grua. Për këtë, ne kemi propozuar Briseda Kadian. Nga T. Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate, do të përjashtohet nga partia. (zhurmë në sallë)

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këto urdhra. Së pari, të vini e të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundër emrit që propozoni. Por e njohu KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu, pa na pyet e pa na njoftë po na e sjell edhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin.

Senida Mesi: Të mirëkuptoj, nuk heq asnjë presje. Por ky është urdhër politik.

Blediana Nika: Së pari, të vijnë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po..po. se nuk u morët vesh ju në këto dy vjet e gjysmë e jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas se kam sjellë më shumë vota se kushdo. Dhe mos ma drejto gishtin mua kur flet.

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë, e dimë mirë. Prandaj, respekto debatin dhe fol me radhë.

Tereze Brigja: Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS-ja e Shkodrës. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë, as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prapë figurë tjetër. Flas se kam kontribut në vite, kam derdh djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?! Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votën, se jena malsorë e kena besë. Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prapë na komandoni. Të zhytur në turp!

Luan Heta: Situata është e paprecedent. Nuk i vëmë faj askujt…ne kemi humb pa kundërshtar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim. Jam plotësisht dakord me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzë se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe me emër të KM-së dhe T.Ballës!

Senida Mesi: Ne kemi urdhër politik për këtë emër dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.

Hilmi Sakti: Po ne nuk jemi repart ushtarak që urdhërohemi kështu.

Nersada Mandija: Propozoj Arvit Osjen, le ta bëjmë me votim dhe të hapur. Të çojë dorën kush është për Arvit Osjen kryetar. (ngrihen 32 duar)

Senida Mesi: Një sekondë, se po na ngatërroni. Ka vendim politik për këtë. Briseda është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.

Briseda Kadia: I kuptoj polemikat për dy arsye. E para, për shkak të situatës së ditëve të fundit dhe e dyta, se nuk jemi mësuar me pushtet. Unë jam kontaktuar para një muaji për këtë pozicion, kam mbështetjen e deputetëve, e kisha dhe të Valdrinit.

Hekuran Gjorreta: Na vijnë veç katapultime, nuk jemi dele, prapë po na katapultoni, unë nuk e njoh.

Hilmi Sakti, drejtuar Luan Hetës: Do japësh llogari para KM-së që je dakordësuar me ata të tjerët dhe vjen e bën zhurmuesin këtu sa herë flet njeri. Po na tregon si negociohet pa bërë zgjedhje. Kam ardh para jush në PS. Kërkohet 10 minuta pushim që të dakordësohen mendimet. Sillet kutia e votimit në sallë.

Ora 22:00, rifillon mbledhja.

Luan Harusha: Ju bëj me dije çfarë vendosëm bashkë me deputeten Mesi. Për kryetar të KB do votoni Briseda Kadian, nënkryetarë Arvit Osjen dhe Tereze Brigjën.



10 Comments

  1. vari me K me gjithe keteo mhabete leshi te PS shkoder. a thu se jane te dlire. Tom Doshi eshte Kriminel, dhune 100%. Keti Bazhdari vjedh me lezet , kategori me e pranueshme ?! Hajd mo . Te gjithe i lepihen Rames . Doshi ka me shume bythe tek Rama sesa Bazhdari apo te pakenaqurit e tjere. Zihen per Tepsine . VK

  2. Hahahaha rruga e pare kunder rams , osht te sheshi te sheshi ta hedhim qelbesiren .Rrruga e dyte perveq sheshit osht qadra nr 2 .Qadra edhe revolucioni bolsheviko demokratiko borgjez osht e sigurt qy jep rezultat .

  3. Partia Socialiste te 97 ja hodhi “demokracine” amerikes ne plera
    Amerika u hakmorr me projektin sorrosian “Ripjellje”
    U mbush PS me kurva, kodoshe e trafikante droge
    Qe ta kuptosh kush eshte socialist eshte e thjeshte mjafton te shikosh ku i paguheshin sigurimet ne 96.

  4. Ore nuk ka e majta ne shkoder nje djale a vajze te mire e te ndershme, por nga familje qytetare?!?!?! Po eshte turp te vazhdoje e majta ne shkoder me kokrrat e katundareve!! E filloi Nano me Ndrek Ruken dhe tani akoma vazhdojne mbiemrat e katundareve doshi, frroku, pjetri, millja, harusha…..po nuk ia hedh njeri qyrret ne shkoder ketyre ordinerave, akoma nuk zute mend!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *