• |
ide | kryesore

Ligue 1, ndryshim epokal: ndalohen koret homofobe dhe ofendimet me sfond seksual në stadium

Sport



Bëhet fjalë për një ndryshim epokal. Të paktën sa i përket gjuhës së përdorur në stadiume. Në Francë në fakt ka nisur faza e tolerancës zero kundër homofobisë. E madje edhe shprehja e zakonshme “të q…” që recitohet në kot nga ultrasit mund ti kushtojë rëndë skuadrave të zemrës.

Të shtunën, arbitri Mokhtari ka ndërpreë për disa minuta Nancy-Le Havre, për shkak të koreve me sfond homofob nga tifozët vendas. Një vendim në linjë me protokollin e ri të vendosur nga plani kundër luftës ndaj diskriminimit të kërkuar nga Liga, Federata e Futbollit Ministria e Sportit. Ndeshja e Ligue 2 rifilloi vetëm pas apelti për qetësi.

Por edhe “Paris Paris On t’encule” të thirrura në stadium gjatë ndeshjes së mbrëmjes Rennes-Psg kanë përfunduar në raportin e delegatit të ndeshjes. Arbitri nuk e ndaloi ndeshjen, por ofendimet franceze të intonuara nga tifozët bretonë do të gjykohen tashmë nga komisioni i disiplinës i Ligës që, ashtu si për tymueset apo ofendimet raciste, mund të dënohet me gjoba apo mbylljen e sektorëve fajtorë. Episode të ngjashme, kujton Le Parisien, janë shënuar edhe në Nimes, Bordeaux, Tolosa e Lens.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *