• |
ide | kryesore

Nis operacioni “fshesa” nëpër Bashki, shkarkohen 66 punonjësit e parë

Lajme, Të fundit



Ka nisur operacioni “fshesa” në Bashkinë e Selenicës, ku kryetari i porsaemëruar në detyrë, Pëllumb Binaj, ka nënshkruar për shkarkimin e 66 punonjësve të kësaj njësie vendore.

Sipas informacioneve të marra në rrugë jozyrtare, punëtorët e shkarkuar shërbeninin në sektorin e shërbimeve publike, kryesisht në pastrim dhe gjelbërim.

Binaj është shprehur se kjo ndërprerje kontrate me 66 punonjësit është bërë në bazë të urdhrit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas Binajt, në janar të këtij viti, raporti i KLSH-së ka vërejtur se për 66 punonjës të Bashkisë së Selenicës, me kontratë të pjesshme dhe që paguheshin me vetëm 12 mijë lekë të rinj në muaj, nuk zbatohej ligji mbi Kodin e Punës.

Binaj shton se urdhri i KLSH-së nuk është zbatua sipas kërkesës së KLSH-së, që kishte caktuar afat ndërprerjen e kontratave deri në muajin mars të 2019-s.



5 Comments

  1. 80% e ketyre qe jane ne bashki rrine kot po kot fare….. mire ata per nje post qyl dhe qe kane nje fare moshe por kur shef dhe cuna goca te reja me kulm te energjive, qe ikin pas partive neper mitingje per te ndejt aty kot eshte vrasje. Vete kryetaret sduhet te lejojne

  2. ESHTE SHUME PAK . NUMRI I PUNONJESVE U RRIT NE TRE -PESE FISHE .
    NUMRI I PUNONJESVE TE BASHKIVE DHE NE SHTET NE PERGJITHESI DUHET TE JETE NE RAPORT ME POPULLSINE . ASHTU SIÇ VEPRON EUROPA IKS PUNETOR PER 1000 BANORE . IKSIN TA VENDOS QEVERIA . DHE MENJEHERE PAS KESAJ TE DYFISHOJE RROGAT NESE DO TE SULMOJE SADOPAK KORRUPSIONIN.
    NUK SULMOHET KORRUPSIONI ME ÇMIME SI NE AMERIKE DHE RROGA SI NE AFRIKE .

  3. Pse si kujtoni ju do qendrojne ne pune ata qe nuk bejne gje tjeter vec punen e dixhitalit te Berishes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *