• |
ide | kryesore

“Nuk jemi dele”, Berisha zbardh debatin me dyer të mbyllura në Shkodër, këshilltarët e PS: Rama të na kërkojë falje…

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar debatin me dyer të mbyllura gjatë mbledhjes së ditës së dielë të Partisë Socialiste të degës lokale të Shkodrës, që është zhvilluar nën drejtimin e ish-zv/kryeministres, Senida Mesi, njëherësh deputete e qytetit.

Në një postim në llogarinë  zyrtare të Berishës në “Facebook”, bazuar në mesazhet e “socialistëve digjitalë”, nga debati i zbardhur rezulton se anëtarëve socialistë iu është kërkohet që të votohet në krye të këshillit bashkiak një grua, e porsaemëruara nga konstituimi i djeshëm, Brisela Kadia. Madje, “qytetari digjital”, këshilltar i majtë shkruan se “ishte përcaktuar për t’u zgjedhur Brisejda Truma Kadija, vajza e ish-gjykatësit komunist Luan Truma”.

Kjo kërkesë arbitrare ka shërbyer që socialistët të kontestojnë, duke nënvizuar se njësoj si me kandidaturën e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr, Valdrin Pjetrit, edhe në këtë rast u kërkohej të votohej një emër i panjohur për ta. “Papritur, pa pyetur fare për vullnetin tonë, mbrëmë rreth orës 22:00 vjen urdhëri nga Tirana për të votuar një person anonim të quajtur Brisela Truma Kadija, ndryshe do përjashtoheshim nga partia. Pra, neve punuam gjoja për Partinë Socialiste, dhe na vjen urdhëri për të votuar një person anonim vetëm se është bija e ish-gjykatësit komunist Luan Truma dhe ka suportin e Tom Doshit që prej 4 vitesh punon kundër Partisë Socialiste”, shkruhet në mesazh.

Po ashtu, ata kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama që t’u kërkojë falje për kandidimin e Pjetrit si kryebashkiak, pas dokumenteve të publikuara nga Partia Demokratike, që dshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohur KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë mos të shtojmë turpin…”, është shprehur Tereze Brigja.

Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do të doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS, Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi”, shton ajo gjatë debatit.

 

Debati i zbardhur:

Senida Mesi: Si e deleguar nga kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, z.Balla, iu përcjell urdhrin e kryeministrit që kandidatja për Kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë, ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga t.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia. (zhurmë në sallë)

Tereze Brigja: Nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohur KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë mos të shtojmë turpin…

Senida Mesi: Të mirëkuptoj! Nuk heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndodhin shpesh edhe kur jemi në Këshill Bashkiak.

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jemi aty, po..po. se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt.

Terezë Brigja: Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do të doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS, Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prapë figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite. Kam derdhë djersë. A dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë? Nuk e dini se nuk ka të ngjashme në qytet kjo sforco. Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë….se jena malsorë e këna besë! Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prapë na komandoni. Të zhytur në turp!

Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit të partisë dhe të votës. Dhe të kërkoj hallall që të këna ba deputete, se ma ato vota je bërë deputete!

Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji. Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën.

Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, na je ta vendosim!

Anton Deda: Një sekondë! Jo, ne duam Arvi Osjen.

Lulash Nika: Jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bënu bashkë dhe dilni me një propozim.

Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar me deputetët. Vendosëm Brisela Kadia.

Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!

Luan Heta: Situata është e paprecednetë. Nuk i vemë faj askujt… Ne kemi humb pa kundërshtuar dhe kjo nuk na falet. Ngjan em një mallkim! Jam plotësisht dakort me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se e doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju të bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe në emër të KM dhe T.Ballës!!!

Senida Mesi: Ne kemi urdhër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurëne Këshillit Bashkiak.

Bledina Nika: Kjo mënyrë komunikimi e jotja moj Senidë, iu jep rezultatnin që merrni në qytet…

Teuta Zaja: Prezenca e madhe e grave në këtë sallë, na imponon më shuëm qetësi dhe vetëpërmbajtje! Le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e njoh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada, Aurora, Diana.

 

4 Comments

  1. Senida Mesi sa korriere e pavlere. Cdo institucion ne Shqiperi eshte mbush me njerez te till vegla si puna e kesaj qorres se pavlere. Skane asnje mendim per asgje derisa ta marrin vesh si mendon shefi. Dhe Enver Hoxhen keta tipa ishin qe e mbajten 50 vite ne pushtet as sigurimi, as partia as populli

  2. Socialistat dele kan ken gjithmone. Po shume mire jua bajn ju atje, e ma mir jua bajn socialistave n’shkoder me ju pru nji pipiruqe si puna e ksaj qi dy gazeta nuk ia shkrujn njisoj emnin, ose ndonji qe edhe i jati i ka than vedit shkodran prej puket.

    Kishte me ken rasti per gines me pa zgjedh nji nenkryetar pa u zgjedh kryetari hala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu