• |
ide | kryesore

Orët vendimtare për Italinë, pritet dorëheqja e kryeministrit Giuseppe Conte

Planet, Të fundit



Sot pritet të përcaktohet vijimësinë ose ndërprerjen e partneritetit mes Lëvizjes anti-sistem “5 Yjet” dhe partisë nacionaliste të spektrit të djathtë “Lega”, pas bashkëndarjes së ekzekutivit italian për një periudhë prej afro 1 viti e gjysmë nga zgjedhjet e fundit parlamentare të marsit të 2018-s.

Kryeministri Giuseppe Conte, pritet që të japë dorëheqjen në fjalimin e lajmëruar për seancën e sotme parlamentare, pasi sulmoi ashpër ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, që e akuzoi për pabesi dhe entuziazëm për mbylljen e porteve të Italisë ndaj imigrantëve afrikanë.

Më 8 gusht, në një përpjekje për të përfituar nga popullariteti i tij në rritje, Salvini njoftoi se aleanca e tij me “5 yjet” nuk ishte më funksionale dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me qëllim që të mund të qeveriste i vetëm.

Sidoqoftë, debati mbi mocionin e mosbesimit i paraqitur nga “Lega”, u refuzua nga “5 yjet” dhe Partia Demokratike, forca politike që janë të hapura tashmë të diskutojnë për krijimin e një koalicioni mes tyre, duke përjashtur Salvinin nga qeverisja.

Drejtues të lartë të “5 yjeve”  zhvilluan ditën e djeshme një takim për të diskutuar mbi qëndrimin e tyre, lidhur me vijimësinë e partneritetit me ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, njëherësh zv.kryeministër. “Të gjithë të pranishmit, ranë dakord, në përcaktimin e Salvinit si një interlokutor jo më të besueshëm”, shkruhet në një deklaratë të partisë populistë të kahut të majtë.

Në këto rrethana, Salvini ka zbutur qëndrimin e tij dhe ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të vazhdojë të qeverisë me “5 yjet” në sajë të një formatimi të kabinetit, ndonëse është refuzuar nga ish-aleatët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *