• |
ide | kryesore

Qeveria bllokon buxhetin e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i shkruan letër BE-së dhe SHBA-së

Lajme, Të fundit



Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër publike Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke i shprehur shqetësimin se sot Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, përmes Degës së Thesarit në Shkodër, kanë penguar funksionimin e bashkisë që ajo drejton.

Në letrën e saj, drejtuar edhe të gjithë ndërkombëtarëve në vendin tonë, Voltana Ademi sqaron se janë bllokuar të gjitha procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

“Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedent në historinë e administrimit të verëqeverisjes vendore. Ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likuidimin e faturave për shërbimet e Bashkisë Shkodër. Po ashtu, kjo degë nuk ka pranuar as ato procedura për të cilat është autorizuar zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër. Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë Shkodër, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre.

Ju keni bllokuar sot rikonstruksionin e rrugës Oblikë-Velinaj-Alimetaj, shërbimin e gjelbërimit, shërbimin e varrezave, shërbimet për mirëmbajtjen e stadiumit “Loro Borçi”, e të tjera punë në proces, si projektimet dhe vijimin e investimeve me fondet e veta të Bashkisë Shkodër, pasi qeveria e ka “nxjerrë nga harta” e investimeve Shkodrën prej gjashtë vitesh”, shkruan ndër të tjera Ademi.

Ademi kërkon një zhbllokim të shpejtë të kësaj situatë për qeverisjen vendore në Shqipëri, që sipas saj është e paprecedentë. Letra e Ademit vjen vetëm një ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, mes përplasjeve të forta të protestuesve opozitarë dhe policisë, pasi opozita e cilëson këtë këshill të paligjshëm dhe votimet e 30qershorit nul.



11 Comments

  1. Po ti sikur deklarove qe POPULLI I SHKODRES NUK DO TA LEJOJE PUSHTETIN E KRIMIT …. etj etj etj , kurse tani po ju qyrravitesh te huajve per financimet e qeverise qendrore ?

    Dhe pastaj themi ne pse i fusin hundet te huajt ne punet tona ? Ne ju dergojme letra ( informojme) per cdo gje.
    Dhe pastaj kur te huajt marrin vendime kunder interesave tona.. i quajme sorrosjane , te korruptuar , mafjoze etj etj.

    1. nuk jan financimet e qeveris qendrore jan financat qe i takojn qytetit, taksat tona; ajo kerkoj para ca koheve “ti fusin hundet” te huajt ne punet tona meqe ne vet i bejm bordel

    1. O horr i kuq.Nuk te bajne pershtypje citjanet e Ramutit apo bolet e tij breket e grisura apo hajduti Valdrin po mirresh me te kuqin e buzeve te Voltanes qe perfaqeson denjesisht Shkodren ne karakter dhe shpirt.Shirti nuk vdes ,Ketu na keni .E mira dhe verteta fiton gjithmone.Me sakrifiuca edhe me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *