Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër publike Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke i shprehur shqetësimin se sot Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, përmes Degës së Thesarit në Shkodër, kanë penguar funksionimin e bashkisë që ajo drejton.
Në letrën e saj, drejtuar edhe të gjithë ndërkombëtarëve në vendin tonë, Voltana Ademi sqaron se janë bllokuar të gjitha procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.
“Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedent në historinë e administrimit të verëqeverisjes vendore. Ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likuidimin e faturave për shërbimet e Bashkisë Shkodër. Po ashtu, kjo degë nuk ka pranuar as ato procedura për të cilat është autorizuar zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër. Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë Shkodër, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre.
Ju keni bllokuar sot rikonstruksionin e rrugës Oblikë-Velinaj-Alimetaj, shërbimin e gjelbërimit, shërbimin e varrezave, shërbimet për mirëmbajtjen e stadiumit “Loro Borçi”, e të tjera punë në proces, si projektimet dhe vijimin e investimeve me fondet e veta të Bashkisë Shkodër, pasi qeveria e ka “nxjerrë nga harta” e investimeve Shkodrën prej gjashtë vitesh”, shkruan ndër të tjera Ademi.
Ademi kërkon një zhbllokim të shpejtë të kësaj situatë për qeverisjen vendore në Shqipëri, që sipas saj është e paprecedentë. Letra e Ademit vjen vetëm një ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, mes përplasjeve të forta të protestuesve opozitarë dhe policisë, pasi opozita e cilëson këtë këshill të paligjshëm dhe votimet e 30qershorit nul.
qyteti a me ty Zonja kryebashkiake
Po ti sikur deklarove qe POPULLI I SHKODRES NUK DO TA LEJOJE PUSHTETIN E KRIMIT …. etj etj etj , kurse tani po ju qyrravitesh te huajve per financimet e qeverise qendrore ?
Dhe pastaj themi ne pse i fusin hundet te huajt ne punet tona ? Ne ju dergojme letra ( informojme) per cdo gje.
Dhe pastaj kur te huajt marrin vendime kunder interesave tona.. i quajme sorrosjane , te korruptuar , mafjoze etj etj.
nuk jan financimet e qeveris qendrore jan financat qe i takojn qytetit, taksat tona; ajo kerkoj para ca koheve “ti fusin hundet” te huajt ne punet tona meqe ne vet i bejm bordel
Te fala nga sorosi
A I ka thone nonjoni ksaj, qe nuk osht mo kryetare.
Rama ik mor qelbanik
Ndoshta ja jep Meta parate.
Asht borxhi qe Edvin shkerdhata i ka Shkodres!
RAMA thot Populli le te Vdes LULI thot Populli le te Vuaj
Me ate te kuq buzesh prej kurve qe ngallosesh o katnare shkodre ke per ti neverit amerikont e europjont.
O horr i kuq.Nuk te bajne pershtypje citjanet e Ramutit apo bolet e tij breket e grisura apo hajduti Valdrin po mirresh me te kuqin e buzeve te Voltanes qe perfaqeson denjesisht Shkodren ne karakter dhe shpirt.Shirti nuk vdes ,Ketu na keni .E mira dhe verteta fiton gjithmone.Me sakrifiuca edhe me mire