• |
ide | kryesore

Qeverisja e aplikacioneve dhe portaleve, Rama promovon ‘Stop Informalitetit’: Mos ia përto atij që refuzon të japë kupon

Lajme, Të fundit



Qeveria vijon punën me hapjen e aplikacioneve apo portaleve, përmes së cilava do të luftojë korrupsionin dhe informalitetin. I fundit është një aplikacion për t’i thënë stop informalitetit. Këtë aplikacion Edi Rama po e promovon si shumë të tjerë. Kujtoni pak portalin e transparencës, kujtoni stopkorrupsionit.al kujtoni komisariatin dixhital etj. Ja cfarë shkruan Rama.

SUPER START?

59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin? Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor?

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet?



8 Comments

  1. Shko mer cope kari, ke zbraz arken e shtetit duke vjedh. Tani o burra taksat. Do te qihet mamaja vertete kesaj here

  2. Dolën prap në skenë 80-lekshat dhe kontrolli punëtor e fshatar!! I kishim harruar por përderisa në krye kemi shokun Edi (i biri shokut Kristaq) ky stan këtë bulmet ka!

  3. akoma per kuponin po i harxhojme energjite ne? qeveri e pa afte totalisht! Nga ana tjeter kjo do te thote qe arka e shtetit eshte ku thret qameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *