• |
ide | kryesore

Ribery zbarkon në Serie A: të mërkurën vizitat mjekësore

Sport



Fiorentina-Ribery, tratativa vjen në pikëmbërritje. Gjithcka e kryer për ardhjen në Firence të mesfushorit francez, që bëri historinë me Bayern Munchen: gati një kontratë dyvjecare me rrogën rreth 4 milionë euro në sezon. Të mërkurën Ribery mund të jetë në Firence për vizitat mjekësore. “Gati për një sfidë të re”, ka shkruar Ribery në Instagram. Për të përcaktuar destinacionin mendon ish-shoku i skuadrës tek bavarezët Luca Toni,: “Vëllai im… lojtar i madh! Do vish në Itali?”. Përgjigja nuk lë vend për enigma: shumë emoticon mes të cilëve gjetën hapësirë tre zemra dhe simboli i ok. Kaq është dashur të ndezë entuziazmin e tifozëve të Fiorentina.

View this post on Instagram

Prepared for a new challenge! ? ?? ?? #fr7

A post shared by Franck Ribéry (@franckribery7) on

Fiorentina ndërkohë po mendon ta kënaqë Ribery, duke firmosur edhe me fizioterapistin e tij Giovanni Bianchi. Serie A nuk ishte opsioni i vetëm për kampionin francez (propozimet erdhën edhe nga Rusia, Arabia Saudite e SHBA) por klubi viola është zgjedhja që e intrigoi më shumë. Për Commisso një goditje e madhe. Simboli i një ‘rilindje’ që ishte paraprirë me blerjet e Boateng, Pulgar, Lirola e Badelj e me konfirmimin e Federico Chiesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *