• |
ide | kryesore

Roma, lamtumirë Hysaj: verdhekuqtë firmosin me Zappacosta

Sport



Roma kërkonte një përforcim në krahun e djathtë, por ai nuk është Elseid Hysaj. Shkodrani i përfaqësueses së Shqipërisë u ndoq me interes nga verdhekuqtë, por bllokadën e ka bërë cmimi prej 20 milionë euro i kërkuar nga Napoli dhe De Laurentiis, që ka mbajtur larg të gjithë pretendentët dhe romanët gjithashtu. E atëherë, drejtori sportiv Petracchi nuk ka hezituar të bëjë goditjen, duke marrë nga Chelsea Davide Zappacosta.

Një përforcim i ri në mbrojtje për Roma, që kompleton krahun e djathtë me ish-lojtarin e Chelsea. Mungon vetëm zyrtarizimi për operacionin, që do të kryhet me formulën e huazimit. Mbrojtësi i djathtë, në Londër me fanellën e Blues në dy sezonet e fundit, mund të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën në klinikën Villa Stuart.

Në dalje nga Roma është Davide Santon, që është gati të përjetojë një eksperiencë të re në Spanjë. Ish-mbrojtësi i Inter, që u kërkua edhe nga Spal, është duke firmosur me Mallorca, në huazim me të drejtën e blerjes së spanjollëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *