• |
ide | kryesore

Shiste drogë me doza të vogla, kapet në flagrancë 52-vjeçari në Tiranë (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Një 52-vjeçar, shtetasi me iniciale A.V., është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi iu gjetën doza të vogla lënde narkotike të përgatitur për shitje.

Gjatë kontrollit  fizik dhe në banesë, të ndaluarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet në ngarkim të 52-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *