• |
ide | kryesore

Tatimet paralajmërojnë: Sot, dita e fundit që dividenti paguhet 8%, prej nesër…

Lajme, Të fundit



Tatimi mbi fitimin do të zbatohet në kuotën 8 %, nëse pagesa nga ana e subjekteve kryhet brenda datës 20 gusht.

Në një njoftim të bërë këtë të hënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, është shpjeguar edhe kuadri ligjor që sanksionon këtë proces, si dhe mënyra sesi do të procedohet me fitimin e pashpërndarë të vitit 2017.

Të nderuar tatimpagues! Ju risjellim në vëmendje se tatimi mbi dividentin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019.

Në zbatim të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, është në shkallën 8%, nëse këtë pagesë e kryeni brenda datës 20 gusht 2019.

Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;

Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividentin.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë të përcjellë kujtesa dhe informacion për tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, mbi legjislacionin dhe procedurat tatimore” sqarojnë Tatimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *