• |
ide | kryesore

Video/ I gjithë faji është i VAR: përleshje masive mes tifozëve të City e Spurs

Sport, Video



I gjithë faji është i parajsës, por këtë herë është i VAR. Goli i anulluar Manchester City në fundin e ndeshjes së kampionatit përballë Tottenham, që la në fuqi barazimin 2-2 mes dy skuadrave rivale ka provokuar një përleshje masive mes tifozëve të Citizens dhe atyre të Spurs, pasi kanë dalë nga stadiumi Etihad. Pamjet nga përleshja masive janë publikuar online nga mediat britanike dhe aty shihen forcat e policise duke përdorur edhe shkopinjtë e gomës, në tentativë për të parandaluar që situata të degjenerojë.

I gjithë tërbimi i tifozëve të City u shkaktua pas vendimit kontrovers të VAR-it për ta anulluar golin e fitores së mundshme, të shënuar në kohën shtesë nga Gabriel Jesus. Guardiola ka protestuar mbi këtë vendim të asistentit teknologjik për arbitrat edhe në konferencë për shtyp, ndërkohë që tifozët e Spurs i kanë nervozuar kundërshtarët e tyre pikërisht duke i bërë shenjën e VAR, edhe pse imazhet e përsëritjes së aksionit evidentuan prekjen më dorë të topit nga Laporte, përpara se Jesus të shënonte në portën e Lloris.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *