• |
ide | kryesore

VIDEO/ Harrojnë aspiratorin ndezur, shpërthen në flakë banesa në Durrës

Lajme, Të fundit



Një banesë pranë ish-Rajonit të Policisë në qytetin e Durrësit është përshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për flakën është bërë aspiratori, që ishte harruar ndezur për një kohë të gjatë.

Mësohet se në banesë jetonte me qira një familje. Në momentin e rënies së zjarrit, për fat të mirë kryefamiljarët dhe fëmijët nuk gjendeshin në shtëpi.

Ndërsa, në banesë ndodhej vetëm qeni i tyre.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka mundur të vërë nën kontroll situatën.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *