• |
ide | kryesore

Wanda Nara ‘tradhëtohet’ nga i ati: “Maxi Lopez, person i shkëlqyer”

Sport



Andres Nara, i ati i Wanda Nara, ka folur për raportin e komplikuar me të bijën e atë kontroverse mes saj e Maxi Lopez pas ndarjes: “Përplasja me Maxi Lopez? Mbroj pak Maxi Lopez – ka thënë ai në programin radiofonik El show del Espectáculo – sepse është i ati i nipërve të mi dhe është një person i mrekullueshëm. Nuk futem fare në aspektin ekonomik, e lë mënjanë kur bëhet fjalë për ndjenjat. Paratë vijnë e ikin. Problemi është shumë mediatik. Dua që ti shohë fëmijët e tij, të ndajnë kohë së bashku, janë të rëndësishëm për të dy. Wanda ka karakterin e saj e unë timin. Askush nuk heq dorë nga e vetja. Vazhdoj të jem i ati, sillem mirë. Ajo duhet të sillet si vajza. Jam i hapur, nuk refuzoj të flas me të, por është e pamundur për mua ti dërgoj mesazh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *