• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë/ Përplasen “Benza”-t në Lushje, 2 persona të vdekur

Lajme, Të fundit



Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që është shënuar orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Fier-Lushje, në fshatin Savër.

Sipas informacionit paraprak të komunikuar nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, kur janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje, i cili ka ndërruar jetë së bashku me pasagjeren që ndodhej me të në mjet.

Ndërkohë, mësohet se shtetasi E.Gj është shoqëruar nga Policia dhe po kryehen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Sakaq, vijojnë hetimet pë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *