• |
ide | kryesore

Basha: Rama darkon me familjen tek trafikanti i fuqishëm i drogës në Shkodër

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me debatin e zbardhur në mbledhjen e ditës së dielë të organizuar nga Partia Socialiste në Shkodër (lexoni më poshtë), para konstituimit të këshillit bashkiak të hënën, më 19 gusht.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha shkruan se “gjithë sa ndodhi nxorri në dritë faktin që PS e Shkodrës u dorëzua tek Tom Doshi”. Më tej Basha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama, se po bashkëpunon me njerëz të krimit dhe të drogës, duke përmendur një emër të përveçëm.

Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.”- shkruan kryedemokrati ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Dje mbarë opinioni publik u njoh me debatin mes kupolës së PS në Shkodër nga ku del qartë se partinë që qeveris vendin, e drejton Tom Doshi, dhe se votat për partinë e Edi Ramës i siguron krimi i organizuar.

 Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste.

Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.

Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin.
Edi Rama është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia, sepse Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut.

Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.
Hajduti Psiqik e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, dhe bashkë me krimin pasurohet në mënyrë të paligjshme duke vjedhur shqiptarët dhe duke pastruar paratë e krimit. Ndaj për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, shqiptarët mbeten të varfër, të papunë e të dhunuar.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa#HajdutiPsiqik #RamaIk

 

Debati i plotë i këshilltarëve socialistë të Shkodrës:

Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm, z. Balla, ju përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për kryetare këshilli të jetë grua. Për këtë, ne kemi propozuar Briseda Kadian. Nga T. Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate, do të përjashtohet nga partia. (zhurmë në sallë)

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këto urdhra. Së pari, të vini e të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundër emrit që propozoni. Por e njohu KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu, pa na pyet e pa na njoftë po na e sjell edhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin.

Senida Mesi: Të mirëkuptoj, nuk heq asnjë presje. Por ky është urdhër politik.

Blediana Nika: Së pari, të vijnë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po..po. se nuk u morët vesh ju në këto dy vjet e gjysmë e jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas se kam sjellë më shumë vota se kushdo. Dhe mos ma drejto gishtin mua kur flet.

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë, e dimë mirë. Prandaj, respekto debatin dhe fol me radhë.

Tereze Brigja: Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS-ja e Shkodrës. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë, as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prapë figurë tjetër. Flas se kam kontribut në vite, kam derdh djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?! Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votën, se jena malsorë e kena besë. Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prapë na komandoni. Të zhytur në turp!

Luan Heta: Situata është e paprecedent. Nuk i vëmë faj askujt…ne kemi humb pa kundërshtar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim. Jam plotësisht dakord me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzë se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe me emër të KM-së dhe T.Ballës!

Senida Mesi: Ne kemi urdhër politik për këtë emër dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.

Hilmi Sakti: Po ne nuk jemi repart ushtarak që urdhërohemi kështu.

Nersada Mandija: Propozoj Arvit Osjen, le ta bëjmë me votim dhe të hapur. Të çojë dorën kush është për Arvit Osjen kryetar. (ngrihen 32 duar)

Senida Mesi: Një sekondë, se po na ngatërroni. Ka vendim politik për këtë. Briseda është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.

Briseda Kadia: I kuptoj polemikat për dy arsye. E para, për shkak të situatës së ditëve të fundit dhe e dyta, se nuk jemi mësuar me pushtet. Unë jam kontaktuar para një muaji për këtë pozicion, kam mbështetjen e deputetëve, e kisha dhe të Valdrinit.

Hekuran Gjorreta: Na vijnë veç katapultime, nuk jemi dele, prapë po na katapultoni, unë nuk e njoh.

Hilmi Sakti, drejtuar Luan Hetës: Do japësh llogari para KM-së që je dakordësuar me ata të tjerët dhe vjen e bën zhurmuesin këtu sa herë flet njeri. Po na tregon si negociohet pa bërë zgjedhje. Kam ardh para jush në PS. Kërkohet 10 minuta pushim që të dakordësohen mendimet. Sillet kutia e votimit në sallë.

Ora 22:00, rifillon mbledhja.

Luan Harusha: Ju bëj me dije çfarë vendosëm bashkë me deputeten Mesi. Për kryetar të KB do votoni Briseda Kadian, nënkryetarë Arvit Osjen dhe Tereze Brigjën.



2 Comments

  1. albanistan, albanistan, vite drite larg demokracise, europes, shba. Ky vend e meriton te zbrazet nga albanistanezet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *