• |
ide | kryesore

Bllokimi i 550 ton karburant, Rama paralajmëron: Ose sipas ligjit, ose goditjen e ligjit

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi bllokimit të 550 ton karburant në rafinerinë e Ballshit. Në një postim në Facebook, Rama paralajmëron se ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë duhet të zgjedhin të veprojnë sipas ligjit ose do goditen nga ligji.

Ndërsa thekso se janë në shënjestrën e strukturave të shtetit.

Kryeministri u shpreh se lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet duke filluar sipas tij çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë.

Postimi i plotë:

KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!

 



5 Comments

  1. kam nji byrektore ke lagjja…. nuk futen ne goje mer jahu!
    Amon mer shoku Enver, shife iher kte rast

  2. KETo t i beje ne fillim kur thoje se do beje shtet. U more me te vegjlit disa i mbylle,disa i cmende,disa i shkaterrove dhe disa i zbove.Tani keta qe te kane ngelur do t’u besh te njejten gje.Keto dije keto po ben,po te dije me teper do beje gjera krejt te ndryshme dhe nuk do ishim ketu ku na ke katandisur o qe mos qofsh o qe c’te te them. Se s’ka fjale qe mund te te bej te kuptosh sa i pa vlefshem je.

  3. Po pse beni kote sikur po punoni! Nafta e Ballshit nuk ka standartet e sotme ajo gjithmone me perzierje eshte shitur per te menderosur motorrat tane!!! Show dhe show dhe vetem show! Te fala Specialist nafte 26 vjet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *