• |
ide | kryesore

Dështaku i Inter, shënuesi më i mirë Under 23 në botë: thyen Dembélé, Mbappé e Jesus

Sport



Tek Inter, e në përgjithësesi në Europë, vetëm makinë golash nuk ishte. Ajri i shtëpisë, sic duket, ka efekt special mbi Gabriel Barbosa që në Brazil është kthyer të jetë Gabigol dhe të gjithë numrat janë nga ana e tij. Ashtu si raportojnë mediat braziliane, në këtë moment sulmuesi 23 vjecar ende në pronësi të Inter, por i huazuar tek Flamengo është shënuesi më i mirë Under 23 në botë. Ky klasifikim special, që merr parasysh vetëm golat e shënuar në ndeshje zyrtare me skuadra klubesh ose kombëtare (jo miqësore, sektor të rinjsh apo kombëtare Under) e nxjerr Gabigol në krye me 111 gola të shënuar në 7 sezone si profesionist: 83 me Santos, 24 me Flamengo, 2 në Kombëtare, 1 me Inter e 1 me Benfica.

Pas brazilianit janë renditur lojtarë të kalibrit të Gabriel Jesus, Moussa Dembélé e Kylian Mbappé, i cili duhet thënë se është tre vjet më i ri dhe është në ngjitje të shpejtë.

Ja dhe Top 10 botërore që merr në konsideratë 20 kampionatet kryesore në botë:
Gabriel Barbosa (BRA, 22, Flamengo) – 111 gola
Moussa Dembélé (FRA, 23, Lyon) – 104
Kylian Mbappé (FRA, 20, Paris Saint-Germain) – 102
Gabriel Jesus (BRA, 22, Manchester City) – 91
Timo Werner (ALE, 23, RB Leipzig) – 86
André Silva (POR, 23, Milan) – 84
His Alli (ING, 23, Tottenham) – 80
Bertrand Traoré (BUR, 23, Lione) – 73
Alberth Elis (HON, 23, Houston Dynamo) – 63
Maxi Gómez (URU, 23, Valencia)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *