• |
ide | kryesore

Dosja 184/ Krimevet e Rënda shpallin moskompetencën, hetimet zhvendosen në Dibër

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin e dosjes “184”, që konsiston në përgjimet për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Dibrës në vitin 2016.

Mësohet se pas këtij vendimi të organit të hetimit, kjo dosje i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Dibrës, e cila do të vijojë me procesin hetimor.Paraprakisht, si arsye e moskomptencës është artikuluar se në këtë çështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Fillimisht, pritet të caktohet prokurori që do të marrë nën shqyrtim dosjen e shumëpërfolur hetimore, pas përgjimeve të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild”. Dosja 184 është regjistruar për veprat penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhor” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Në përgjimet e publikuara nga “Bild” përmenden emrat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, ish-deputetit Pjerin Ndreu (aktualisht kryetar i Bashkisë së Lezhës), i ish-deputetit Artan Gaçi, i drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshit, i shefit të komisariatit nr. 5 në Kamëz, Sali Skurës, si dhe i drejtorit i zyrës arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi.

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu