• |
ide | kryesore

Fabrikë kanabisi në banesë, shqiptarët zbulohen nga ankesat e fqinjëve për “duhmën” e drogës

Lajme, Të fundit



Duhma e drogës që kultivonin në banesë i tradhëtoi dy shqiptarët në Britani, të cilët u arrestuan pasi fqinjët u ankuan në Polici për kutërbimin që vinte nga shtëpia ngjitur.

Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarë, shtetasit Mentor Vata dhe Shpresim Vehapaj,  janë dënuar me burg për kultivim kanabisi, pasi në banesën e tyre u gjet lëndë narkotike.

Vata është dënuar me dy vjet burg, ndërsa Vehapaj mori një dënim prej katër muajsh. Gjykata vendosi që shqiptarët pasi të shlyejnë dënimin, do të dëbohen nga Britania.

Të ndaluarit e kishin shndërruar banesën e tyre në një laborator të kultivimit të kanabisit. Gjat kontrollit të ushtruar, oficerët gjetën në dhomën e parë rreth 20-30 bimë, në fazën e hershme të rritjes, si dhe llamba për ndriçimin e lëndës narkotike.

Në të njëjtat kushte, edhe në dhomën e dytë u gjetën rreth 20-30 bimë. Ndërsa, në dhomën e tretë u gjetën bimë të thara dhe në papafingo rreth 50-60 bimë.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *