• |
ide | kryesore

Fansat sulmojnë Khloe Kardashian ,’Vajza jote nuk është aksesor’

Paparazzi, Slider



 Khloe Kardashian  është  akuzuar fillimisht  se po prezantonte vajzën e saj True Thompson dhe mbesën Chikago West me “dietat ushqimore”, ndërkohë që tani ndjekësit e saj në Instagram mendojnë se Khloe e përdor të bijën thjesht si aksesor.

Ndërkohë që është me pushime në Bahamas, bashkë me të gjithë Kardashianët e tjerë, Khloe postoi një foto me True, ku tregonte se kishin notuar së bashku me derrkucët dhe që vajza nuk ishte fanse e madhe e tyre.

“True ende nuk e di se si ndihet për derrkucat. Ndërkohë derrkucat e tjerë janë ende në gjumë. Është herët.”- shkruan Khoe .Kjo gjë nuk u ka pëlqyer fansave të cilët i janë kundërpërgjigjur .
“E di që bebi yt nuk është një aksesor, apo jo?”-Khloe nuk mund ta linte një pyetje të tillë pa përgjigje dhe vendosi që të shkruante këto fjalë : “Do donit që një prind të mos krijonte kujtime me fëmijën e tij? Do donit që dikush tjetër të kujdesej për fëmijën tim dhe të vija në këto vende vetëm? Jam mamaja e saj dhe do ta festojmë jetën së bashku, çdo ditë. True dhe unë do të krijojmë çaste magjike çdo ditë bashkë.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *