• |
ide | kryesore

FOTO/ Coutinho një yll në Bavari: stërvitja e parë me Bayern tërheq interesin e tifozëve

Sport



Philippe Coutinho është ylli i vërtetë i Bayern Munchen në këtë sesion të merkatos, sidomos pas dështimit të blerjes së Sane nga Manchester City. Bavarezët kanë shpenzuar vlera historike për të përforcuar mbrojtjen këtë verë, por braziliani duket se është lojtari që entuziazmon zemrat e tifozëve, që shpresojnë se mund ti bëjë të harrojnë Robben e Ribery të larguar tashmë nga Bayern.

Kjo është parë në mbështetjen dhe entuziazmin me të cilin braziliani është pritur nga tifozët në qendrën stërvitore, ku Coutinho ka kryer edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re. Braziliani, i mbërritur nga Barcellona në një huazim (8,5 milionë) me të drejtën e blerjes të fiksuar në 120 milionë, në përfundim të saj është ndalur gjatë nga tifozët për të bërë foto e për të dhënë autografë.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *